Mbretëresha e muzikës, Beyonce iu bashkua rrjetit “TikTok”, muaj më parë duke grumbulluar një numër të madh ndjekësish në vetëm disa orë.

Tashmë ylli botëror ka postuar videon e saj të parë dhe rrjeti u çmend pas saj.
Videoja një minutëshe përmban klipe të fansave – duke përfshirë dhe reperen Cardi B, duke kërcyer me këngën virale verore të Beyoncé, ‘ Break My Soul ’, e cila vetëm shkaktoi një zhurmë në mediat sociale me publikimin e saj muajin e kaluar.
“Imagjinoni të zgjoheni dhe të shikoni se keni dalë në faqen zyrtare të Beyoncé!”,- komentoi një TikToker.
“Duke parë të gjithë duke kërcyer më bëri kaq të lumtur!” Faleminderit shumë për gjithë dashurinë për Break My Soul! – Love B —#RENAISSANCE #BREAKMYSOUL”, ka shkruar ylli krahas videos.
@beyonce Seeing y’all release the wiggle made me so happy! Thank you so much for all the love for BREAK MY SOUL! – Love B —#RENAISSANCE #BREAKMYSOUL ♬ BREAK MY SOUL – Beyoncé
Kanë kaluar vetëm pak orë që nga publikimi i klipit dhe Beyonce u bë zyrtarisht një TikToker, dhe fituesja e Grammy tashmë ka më shumë se 3.4 milionë ndjekës.
Për foton e profilit të saj në platformë, ajo zgjodhi kopertinën e albumit të saj të ardhshëm, Renaissance, ku shfaqet megaylli i ulur mbi një kalë holografik dhe mbuluar me diamante.

“MBRETËSHERJA ka mbërritur ??”, komentoi faqja zyrtare e ‘TikTok’ në postimin e parë të artistes.
“Nuk mund të besoj se jam dëshmitare e epokës TikTok të Beyoncé ??”, shkroi dikush tjetër.


