Skuadra angleze e futbollit për femra ngriti trofeun e tyre të parë të madh në histori kur mposhtën Gjermaninë pas kohës shtesë në ‘Webly-n’ e mbushur plot të dielën. Zëvendësuesja e luaneshave, Ella Toone zhbllokoi rezultatin me një gol të shkëlqyer pak se gjermania Lina Magull të barazonte për të çuar finalen në kohën shtesë. Ishte një tjetër zëvendësuese, Chloe Kelly, e cila e shkroi emrin e saj me shkronja të arta në historinë e Anglisë duke shënuar golin e fitores në ‘Euro 2022’.

Një nga fitueset në këtë triumf historik ishte Fran Kirby e cila luan me ‘Chelsea’, dhe së fundmi u diagnostikua me një problem në frymëmarrje. Fran Kirby kishte zbuluar se mbante një maskë oksigjeni, për shkak të problemeve shëndetësore. U njoftua në shkurt se sulmuesja do të lihej jashtë fushës për një “periudhë të pacaktuar kohore” për shkak të lodhjes dhe rraskapitjes ekstreme që i shkaktonte sëmundja.

Kirby nuk luajti për Blutë para fundit të sezonit, por e kishte bindur trajneren e Anglisë, Sarina Wiegman se ajo është mjaft e përshtatshme për turneun e kësaj vere. Vendosmëria e saj për të luajtur sërish për Anglinë i ka dhënë tani një medalje dhe emri i saj është gdhendur si një fener shprese për futbollistët e rinj që ëndërrojnë të luajnë për tre luaneshat në të ardhmen.
© Panoramaplus.al
View this post on Instagram

