Ky vit ka qenë i mbushur me sfida për këngëtaren Semi Jaupaj. Ajo i dha fund lidhjes 17-vjeçare me rokerin Bojken Lako dhe disa muaj pas këtij vendimi u bë pjesë e shtëpisë së Big Brother Vip.

Gjatë bisedave me banorët e tjerë, ajo ka folur për herë të parë për problemet e shëndetit mendor, ku ka treguar se ka përjetuar sulme paniku dhe se vuan nga ankthi.
Dhe në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, Semi Jaupaj ka reflektuan për 365 ditët që lamë pas.

Rokerja u shpreh se përgjatë këtij viti nuk ka jetuar por ka qenë në “beteja”, disa prej të cilave i ka fituar, ndërsa të tjera jo.
Por pas këtyre beteja, Semi Jaupaj shprehet se “mbijetoi”.

“Në këtë vit nuk jetova 365 ditë. Në këtë vit luftova 365 beteja. Disa i humba e disa i fitova. Kishte ditë tepër të mira por dhe të tjera që shkuan shumë keq. Kuptova që për të arritur majat duhet të rrëzohesha. Për tu rritur, më duhej shërim. Për të ndjerë lumturi, duhet të ndjeja dhimbjen si fillim. Ky vit ishte një zgjim shpirtëror për mua.
Mësova që jo çdo gjë ka vlerë në jetë, por kanë ato në të cilat mbahem më fort. Këtë vit luftova me veten time. Dhe pas kësaj lufte, mbijetova.
Ju uroj nga zemra gëzuar festat dhe shpresoj që të bëni atë çfarë ndjeni! Thuaji vetes që mund ta bësh!”– shkroi ajo.

Një reflektim të ngjashëm me të Semi Jaupajt, bëri edhe mikja e saj e zemrës, Bora Zemani.
Në postimet e tyre në Instagram, vihet re që dy shoqet e ngushta kanë ngjashmëri në mesazhet, saqë duket sikur është shkruar nga e njëjta dorë.

Si Semi Jaupaj, ashtu edhe Bora Zemani flasin për sfida në 365 ditët e vitit që lamë pas ku ‘disa i humbën dhe disa i fituan”.
Ndër të tjera shkruajnë se këto vështirësi me të cilat janë përballur i kanë rritur shumë.







