Bashkëshorti i Tina Turner është parë për herë të parë në publik që pas vdekjes së ikonës 83-vjeçare më 24 maj.

Erwin Bach bëri daljen e tij të parë të mërkurën përpara vilës së tyre, Château Algonquin, në Küsnacht , duke vendosur lule përpara një memoriali për gruan e tij të ndjerë, karriera dhjetëvjeçare të cilës iu bënë homazhe nga fansat, miqtë, politikanë dhe edhe mbretër.
67-vjeçari ishte i veshur me të zeza dhe mbante syze dielli teksa rregullonte dhuratat e shumta që fansat kishin lënë para rezidencës së tyre.

Gazeta zvicerane raportoi se Bach ishte i heshtur, dhe i pikëlluar pasi ai shikonte i qetë dhe dukshëm i prekur nga dhuratat nga fansat.

“Ai lexoi letrat me interes dhe mori me kujdes buqetat me lule për t’i bashkangjtur me të tjerat”- shkroi gazeta.
Turner vdiq nga shkaqe natyrore në shtëpi në Kusnacht afër Cyrihut, Zvicër . Sipas burimeve, është planifikuar një funeral privat për familjen dhe miqtë.
Këngëtarja e hitit “Proud Mary” filloi të takohej me producentin Bach në vitin 1986, tetë vjet pasi i dha fund martesës së saj me Ike Turner.

Turner e dinte se ishte “dashuri me shikim të parë” kur ajo u takua fillimisht me Bach.
Dyshja u martuan në korrik 2013 në shtëpinë e tyre në Liqenin e Cyrihut në Kusnacht. Kjo ishte martesa e dytë e këngëtares.
“Erwin, i cili është një forcë e natyrës në vetvete, nuk ka qenë asnjëherë i frikësuar nga karriera ime, talenti im apo fama ime”, zbuloi Turner në librin e saj të vitit 2020- “Lumturia bëhet ti: Një udhëzues për të ndryshuar jetën tënde. për të mirë .”

Në libër, ajo foli gjithashtu për lejimin e instinkteve të saj ta udhëheqin atë në marrëdhënien e tyre:
“Dëgjova zemrën time. E lashë zonën time të rehatisë dhe e vendosa si prioritet njohjen me Ervinin”, tha ajo. “Ai takim i pare dhe i thjeshtë e çoi në një marrëdhënie të gjatë dhe të bukur – dhe martesën time të vetme të vërtetë.”


