1 Shkurt, 2019

Dilemës i erdhi fundi! Renato Mekolli zbulon nëse po braktis “Top Channel” për “Tv Klan”


Emisioni i gatimit “Hell’s Kitchen” nxori anën më të egër të shefit të njohur të kuzhinës, Renato Mekolli. Ai nuk la konkurrent pa trembur, por u duk se edhe teleshikuesit filluan të kenë “frikë” nga ai.

Por në fakt e gjithë sjellja e Renatos në këtë emision ishte për t’iu përshtatur formatit, dhe rezultoi mjaft i suksesshëm dhe shumë i ndjekur.

E mesa duket tani “Hell’s Kitchen 2” do të vijë së shpejti. Pak kohë më parë u vu në dilemë se në cilin televizion do të transmetohet programi.

Tani kësaj dileme i erdhi fundi, pasi Renato Mekiolli ka dhënë një përgjigje zyrtare për të gjithë ne.


“Në Top Channel ‘Hell’s Kitchen Albania 2’. Nëse marrëdhëniet janë të shkëlqyera dhe angazhimi për 2 emisione në vit është maksimal nga të dy palët, nuk ka arsye për lëvizje drejt një televizioni tjetër, apo jo? Kjo përgjigje publikohet për shkak të ‘zhurmave’ dhe pikëpyetjeve të ditëve të fundit nëse jam në bisedime me ‘Tv Klan’ për ndonjë projekt të ri televiziv. Gjithmonë ka pasur bisedime dhe do të ketë gjithmonë, miqësore sigurisht. Por për projektet e mia televizive, vazhdoj në ‘Top Channel’. Faleminderit”, shkruan Mekolli në postimin e fundit në “Instagram”.

Gjithashtu Renato zbulon se sezoni i ardhshëm do të jetë edhe më i frikshëm se i pari.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al