Mbrëmja e djeshme në “Big Brother VIP” i ka habitur të gjithë. Luizi rrëfeu se është ‘sëmurë’ me tumor dhe gjatë natës së “Prime-t” ai e mohoi duke u shprehur se historia ishte e një miku të tij.

Ai doli nga shtëpia për të kryer disa ekzaminime në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Më pas mjekia e spitalit në një lidhje të drejtëpërdrejtë me spektaklin deklaroi se Luizi gëzon shëndet të plotë.
Nga ana tjetër rrjeti është ndare në dy anë: Ata të cilët e mbështesin Luizin dhe ata të cilët janë të shokuar nga kjo situate dhe këtu bën pjesë dhe balerini Graciano Tagani i cili i revoltuar ‘dënon’ veprimin e Luizit.
Nëpërmjet një postimi në InstaStory ai shkruan:
“Kisha vendosur mos të shkruaja kurrë për banorët sepse nuk është e lehtë të jesh aty brenda për të gjithë, po sot nuk mundem. Dil përjashta, turp”.
Sakaq në rrjetet sociale shihet se dominon një numër i madh komentesh të cilët i dalin në mbrojte këngëtarit. Madje disa prej tyre e kanë krahasuar me edicionin e vitit të kaluar në “BBVIP”, ku Donaldi u ‘sulmua’ nga produksioni për lidhjen e tij me Beatrix.
© Panoramaplus.al

