21 Korrik, 2022

“Dikush ta ndihmojë”/ Pasi postoi foto duke pozuar nudo në shtrat, fansat e Britney Spears ndihen të shqetësuar për këngëtaren: Kjo nuk ishte ajo që kërkonim…


Fansat e Britney Spears duken se janë të shqetësuar së fundmi nga postimet e shpeshta nudo të këngëtares. Ata i kërkuan asaj që të ‘merrte ndihmë’ pasi gjendja e saj nuk duket mirë.

Britney ka publikuar disa imazhe ku shfaqet totalisht nudo. Në fotot e publikuara ajo gjendet e shtrirë në krevat duke mbuluar pjesët e saj intime me duar apo ‘emoji’.

Fansat e këngëtares së hitit ‘Toxic’ theksuan se ajo vazhdon të postojë të njëjtat foto në Instagramin e saj, pasi ata pretenduan se diçka nuk shkon me këngëtaren.

Fotot provokuese të artistes duketse nuk u pritën aspak mirë nga fansat esaj të cilët kanë shpërthyer në komente në profilin e saj në Instagram. Në mesin e ndjekësve të saj, njëri shkroi: “Më duhet ta bëj unfollow tani, jam lodhur duke parë këto foto apo video të çuditshme sa nuk mund të duroj më”.

Një përdorues komentoi: “A mendon dikush për familjen që e dinte se ajo ishte e sëmurë? Familja e saj mund të ketë ditur shumë më tepër se ne.. Vajza- le të të ndihmojë dikush…”

“Askush nuk e gjen arsyen e këtyre. Më duket se diçka është e gabuar,” pyeti një fans i shqetësuar ndërsa një tjetër shtoi: “Çfarë po ndodh Brit?

“Kjo nuk është ‘Britney e lirë’ që të gjithë shpresonim. Diçka është gabim. A ju dha dikush ilaçe?”- komentoi dikush tjetër.

“Merr ndihme!”-shkroi një ndjekës, ndërsa një tjetër: “Dikush ta ndihmojë. Është e gjitha kaq shumë shqetësuese #FREEBRITNEY.”

© Panoramaplus.al