Ylli Limani ka ndarë me ndjekësit e tij në Instagram disa foto mbrëmjen e djeshme, në të cilat shfaqet hipur në makinë duke konsumuar cigare dhe alkool.

Krahas tyre, këngëtari bëri një “paralajmërim”, duke shkruar: “Mos ia dërgoni nënës sime këto imazhe nga nata e kaluar”.

Mirëpo, dikush zgjodhi që të bëjë të kundërtën e asaj që artisti ka shkruar dhe fotot e Limanit përfunduan në telefonin e të ëmës. E shqetësuar dhe aspak e kënaqur, ajo i ka shkruar Yllit në aplikacionin ”Whatsapp”, duke i kërkuar që t’i fshijë fotot.

Nëna e këngëtarit: O hiqe këtë foto se tmerr. (Krahas mesazhit i ka dërguar edhe fotot për të cilat bëhet fjalë)
Ylli Limani: Jo (shoqëruar me disa emoji duke qeshur me lot).
Nëna e këngëtarit: Nuk të ka hije hiç. U rrënqetha. S’di kush po të fotografon.

Pas mesazheve, Ylli vendosi ta publikonte bisedën me të ëmën dhe krahas saj shkroi: “Kushdo që ia dërgoi këto asaj”, shoqëruar me emoji-n e disa thikave, si për të nënkuptuar që kjo është ajo që “meriton” personi që e “tradhtoi”.


