4 Gusht, 2021

Dikur të dashur, sot Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula ndajnë të njëjtën skenë! Ja ç’koment ka Dj Geek për “bashkimin” e tyre


Para disa vitesh, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula patën një histori të shkurtër dashurie, e cila edhe pse mbaroi, nuk u bë shkak për prishjen e miqësisë mes tyre.

dafina zeqiri, ledri vula (6)

Së fundmi, këngëtarja ka treguar me anë të një postimi në llogarinë e saj ën Instagram se së shpejti ajo dhe Ledri do të performojnë në të njëjtën skenë, pasi janë ftuar nga një lokal nate në Prishtinë. Në posterin që ndau me ndjekësit, zeshkanja seksi shihet krah Vulës, teksa zbulon se performanca e të dyve do të zhvillohet sot në mbrëmje.

dafina zeqiri, ledri vula (3)

Por cili është qëndrimi i partnerit të Dafinës, Gj Geek, për këtë gjë?

Ai ka komentuar në foton e publikuar nga Dafina me disa emoji që tregojnë “shpërthim” duke nënkuptuar se edhe performanca e tyre para fansave do të jetë e tillë. Dj Geek ka shprehur kështu mbështetjen ndaj partneres së tij në çdo hap, përfshirë edhe atë në karrierën e saj artistike.

dafina zeqiri, ledri vula (2)

Dafina dhe Dj Geek u rikthyen bashkë në fillim të këtij viti, pasi ishin ndarë për shkak të punës. Që nga ai moment dyshja nuk është ndarë më nga njëri-tjetri, madje këngëtarja ka takuar familjen e Geek, gjë që e kanë treguar me anë të fotove në rrjete sociale. Edhe koronavirusin ata e kaluan në të njëjtën kohë, teksa qëndruan të izoluar në shtëpi bashkë.

dafina zeqiri, ledri vula (7) dafina zeqiri, ledri vula (8) dafina zeqiri, ledri vula (4) dafina zeqiri, ledri vula (1)

© Panoramaplus.al