Big Brother VIP Kosova i ka habitur të gjithë këtë sezon teksa ka thyer tabutë me një personazh jonormal. Bëhet fjalë për Edona James, transgjinorja që emrin e fëmijërisë e ka pasur Kujtim Shehu.

Edona njihet si tranvestit që ka thyer tabutë në trojet shqiptare, pasi ka qenë e martuar me partnerin që kishte një dashurie prej 3 vitesh.
“Nuk e kam dashur atë, ia kam dashur paratë, doja që me paratë e tij të bëja një jetë të mirë, nuk doja të bëja më punën si eskort, nuk e bëja atë se doja por nuk kisha tjera mundësi”, tha Edona.
Po ashtu ajo ka zbuluar se i janë dashur 20 operacione plastike dhe mijëra euro për të pësuar transformimin që ajo kishte papritur,
Transvestiti shqiptar pranon se ka marrë shumë hormone femërore pasi mjeku i kishte thënë se në trup ishte mashkull ndërsa në mendje femër.
Më tej Edona ka treguar se në moshën 13-vjeçare ka tentuar që të presë edhe organin gjenital.
© Panoramaplus.al
