
Ish-konkurrenti i “Për’puthen” Mevlan Shaba dhe Sabiani ishin të pandarë deri para disa muajsh. Ata sollën disa bashkëpunime muzikore e po ashtu shfaqeshin shpesh bashkë.
Por, diçka ndodhi në miqësinë e tyre që u kris papritur. Mevlani konfirmoi sot në “Abc News” se kanë patur disa keqkuptime por i kanë qetësuar gjërat dhe tani janë sërish miq.
“Po kemi pasur disa keqkuptime, por nga dalja nga Big Brother e Sabianit i kemi qetësuar gjërat. Dhe jemi miq, flasim, takohemi, pimë kafe. Ndoshta në të ardhmen mund ta kemi dhe ndonjë projekt bashkë nuk i dihet”, tha Mevlani.

Ai u ndal gjithashtu edhe te Ledjana Prenga. Dyshja ishin një nga çiftet më të përfolura të Për’puthen 2. Ndonëse lidhja e tyre nuk zgjati shumë jashtë emisionit të dashurisë, të shumtë janë fansat që i shikojnë akoma bashkë.
Disa ditë më parë, Shaba publikoi këngën e re “Ku je”, e cila u konsiderua nga simpatizantët e dyshes si dedikim për Ledjanën. Së fundmi në një intervistë Mevlani foli edhe njëherë mbi marrëdhënien e tij me Ledjanën, duke i mëshuar faktit që i ka shkëputur të gjitha kontaktet me të.

Sakaq kujtojmë që disa kohë më parë u raportua se Ledjana është në një lidhje dashurie me një djalë nga Kosova. I dashur i Prengës siç konfirmuan burime për “Prive” nuk i përket fushës së showbizit dhe dyshja po përjetojnë dashurinë e tyre larg syrit të të gjithëve.


