Para disa vitesh, Dafina Zeqiri dhe Ledri Vula ishin një ndër çiftet më të pëlqyer nga publiku shqiptar.

Por lidhja e dy këngëtarëve të njohur përfundoi pas një sherri të ish-të fejuarit të Dafinës me Ledrin.
Fillimisht ata nuk folën më me njëri-tjetrin, por tashmë duket se kanë bërë “armëpushim” dhe perfermojnë në koncerte të ndryshme bashkë.

Më datën 1 të këtij muaji, Dafina publikoi këngën e saj më të re “A e man n’men” që duket se është pritur shumë mirë nga publiku. Por kjo këngë ka marrë mbështetjen edhe të shumë artistëve shqiptarë, mes tyre edhe të ish-të dashurit, Ledri Vula.

Reperi i dashur për publikun shqiptar, ka publikuar sot në “Instastory” këngën e Dafinës, duke ftuar kështu fansat e tij të shumtë që ta dëgjojnë atë.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
