17 Tetor, 2019

Diellza tregon emocionet e të qenit nënë: “Një ditë pas lindjes, isha në emision’


Ish-miss Kosova është bekuar prej 5 muajsh me një vajzë, Helenën. Diellza Kolgeci dhe bashkëshorti i saj, Fisnik Rugova u bënë prindër për herë të parë në prill të këtij viti.

Diellza ka qenë e ftuar në emisionin ‘Rudina’ ku ka treguar më shumë për emocionet e të qenit nënë. Gjithashtu ka rrëfyer se si ka ndryshuar jeta e saj personale dhe profesionale që pas ardhjes në jetë të Helenës.

Modelja tregon se fillimi ka qenë shumë i vështirë për të dhe me shumë stress, por sigurisht që ka qenë një nga momentet më të bukura.

“Mami më ka ndihmuar shumë dhe gjatë shtatzënisë, por edhe deri sa ka mbushur Helena 3 muaj e gjysmë kam qëndruar tek mami. Kur shkuam në bregdet, ajo ishte shumë e vogël, ishte 2 muajshe e gjysmë dhe e mora me stres. Nuk kam fjetur fare në bregdet, sepse kur dëgjon viruse, temperatura e lartë. Me të vërtetë e mora shumë me stres, por e kam mbajtur veten, të jem më e qetë për shkak të Helenës, se bebi e kupton dhe kur njëri është pa gjumë bëhet dhe nervoz dhe e ngre ndonjëherë zërin”.

Diellza tregon gjithashtu se ka qenë shumë aktive pas lindjes dhe se nuk ka qëndruar në shtrat.

“Si kam dalë nga spitali, të nesërmen kam shkuar në emision, për shkak të maratonës dhe kur më ka parë mami, se ka qenë herët në mëngjes dhe Fisi ka qenë aty. S’ka mundur ta besojë dhe tha ‘A je ti mirë, a je normal.’ Kam qenë direkt, menjëherë kam shkuar”, tregoi ajo.

Një detaj mjaft interesant të cilin ish miss-i ka thënë është emri i plotë dhe prejardhja e emrit të vajzës së saj. Emri i plotë i vajzës është Helena Rela Rugova, në të cilin përfshihen iniocialet e prindërve.

 

© Panoramaplus.al