28 Shkurt, 2019

Diellza Kolgeci planifikon rikthimin në ekran pasi të bëhet nënë


Pak muaj më parë u zbulua se miss-i shqiptar Diellza Kolgeci ishte në pritje të ëmbël.

Shumë shpejt Diellza do të bëhet nënë e një vajze dhe ky do të jetë bekimi i parë për të nga lidhja me basketbollistin 11 vite më të ri, Fisnik Rugova.

Gjatë kësaj kohe modelja kosovare ka qëndruar e shkëputur nga ekrani si moderatore apo aktore, por pritet që të rikthehet së shpejti. Blogeri Olti Curri ka zbuluar në emisionin e pasdites “Rudina”, se Diellza po planifikon të kthehet në ekran si më parë, kur ka qenë shumë aktive.

Sigurisht që ajo do të presë deri në lindjen e fëmijës, derisa të nisë dhe njëherë punën me projektet e reja, të cilat i ka planifikuar gjatë muajve të shtatzënisë.

Kujtojmë se Diellza është në një marrëdhënie me basketbollistin kosovar, Fisnik Rugova, i cili është një dekadë më i ri se modelja kosovare. Javën e kaluar ata organizuan një festë superluksoze për pritjen e bebit, ku me këtë rast u shfaqën për herë të parë në çift.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al