E ndjera, princeshë Diana nuk do të kishte qenë një “fanse e madhe” e Meghan Markle, beson Tina Brown, një shkrimtare e biografisë së familjes mbretërore.

Autorja e “Palace Papers” spekuloi në një intervistë të fundit se mund të ketë pasur krisje mes princ Charles për largimin e Markle nga monarkia britanike me djalin e tij, Harry në fillim të vitit 2020, duke e lënë atë “të shkëputur” nga familja e tij.

“Diana ishte shumë protektive ndaj djemve të saj”, tha Brown për Daily Beast të Mërkurën.
“Ajo do të kishte qenë shumë, shumë mbrojtëse ndaj Harrit dhe besoj shumë e shqetësuar për këtë drejtim që ata kanë marrë. Unë mendoj se ajo do të kishte kuptuar se Meghan po çonte Harry-n në një drejtim që nuk ishte i mirë për të”- teorizoi ajo.

“Unë nuk mendoj se Diana do të kishte qenë fansja e madhe e Meghan-it, diçka që mund ta imagjinonte vetë Meghan.”
Megjithatë, Broën beson se Diana do të ishte “e entuziazmuar” kur djali i saj i vogël të takonte aktoren e serialit “Suits”.
“Ajo do të kishte qenë e kënaqur, mbështetëse dhe e emocionuar që dikush nga raca e përzier po i bashkohej familjes mbretërore sepse Diana ishte kaq gjithëpërfshirëse,” vuri në dukje autorja e “Diana Chronicles”.

Brown, e cila e pa Dianën për herë të fundit në qytetin e Nju Jorkut një muaj para vdekjes së princeshës në moshën 36 -vjeçare në gusht 1997, gjithashtu pohoi se ajo do të ishte “shumë e pakënaqur” që marrëdhënia e dy djemve të saj po qëndron ende e tensionuar.
“Ajo kurrë nuk e vuri në dyshim që Uilliami do të ishte mbret . Ishte dëshira e saj më e zjarrtë që ai të bëhej mbret. Ajo kurrë nuk ishte kundër monarkisë në këtë drejtim. Ajo kishte dallime me familjen mbretërore – ndryshimi i saj më i madh ishte se burri i saj Princi Charles nuk ishte i dashuruar me të, ai ishte i dashuruar me dikë tjetër, Camilla Parker Bowles”, tha ish-redaktori i Vanity Fair.

“Por ajo kurrë nuk mendoi për një minutë se William nuk do të ishte mbreti i ardhshëm dhe se Harry do të ishte gjithmonë aty për ta mbështetur atë,” vazhdoi ajo. “Ajo nuk do të ishte e kënaqur me mënyrën se si rrodhën gjërat.”
Brown gjithashtu krahasoi përpjekjet bamirëse të Dianës me ato të Harry dhe Markle .

“Ajo e mbajti Pallatin Kensington si bazën e saj. Ndryshe nga Harry dhe Meghan, ajo e kuptoi që të kesh bazën e pushtetit të monarkisë ishte jashtëzakonisht e rëndësishme, “tha Brown.
“Sot, besoj se ajo do të kishte pasur miliarda ndjekës në Instagram dhe do ta përdorte atë në maksimum. Deri tani, fondacioni i saj bamirës do të kishte qenë aq i madh sa i Bill Gates.”


