Revolta dhe reagimi i njerëzve në rrjetet sociale pas dhunës psikologjike dhe fizike në një program në Kosovë ka sjellë edhe ndërhyrjen e drejtësisë.
Së fundmi raportohet se Policia e Kosovës ka shkuar në selinë e televizionit “First Channel”, pas skenave shqetësuese në “It’s my home”. Zëdhënësja e PK-së për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka thënë për Indeksonline se janë duke u marrë veprimet e nevojshme policore në koordinim me Prokurorinë.
“Jemi në koordinim me prokurorinë duke marrë veprimet e nevojshme policore , për detaje do tju njoftojmë me kohën”, njoftoi Ahmeti duke mos dhënë më shumë detaje për rastin në fjalë.
Por, çfarë ka ndodhur?
Disa sekuenca nga një ‘reality-show’ (nëse mund të quhet i tillë) që ka nisur në Kosovë kanë bërë xhiron e rrjetit dhe jo për arsye pozitive. Përkundrazi: Për ofendim dhe dhunë ndaj vajzave!
Bëhet fjalë për një program që ka nisur në një televizion të vogël në Kosovë së fundmi dhe quhet “It’s my home”. Në fakt ky program është një tentantivë për rikrijimin e “Kafazit të Artë” të dikurshëm. Themi tentativë sepse është shumë larg asaj që ky format ka përfaqësuar vite më parë. Personazhet që janë pjesë e “It’s my home”, janë kryesisht njerëz që janë bërë viral në rrjete sociale nga video-skandale, gafa apo emisione të tjera si “Për’puthen”.
Për tu rikthyer te situatat, në një video që ka tmerruar rrjetin një djalë godet me shapkë një vajzë në fytyrë. Pas kësaj shihet që vajza qan, djali shkon thjesht të marrë shapkën. Justifikimi i tij për këtë veprim ishte sepse vajza në fjalë i përmendi nënën një tjetër konkurrenteje nëna e të cilës kishte ndërruar jetë. Çfarë e bën edhe më shqetësuese situatën është se as produksioni, as Autoriteti Televiziv i Kosovës nuk ka marrë asnjë masë rreth kësaj skene, duke lejuar promovimin e dhunës.
@liridonb #fy #fyp #fypシ #viral ♬ original sound – L
Në një tjetër video jo më pak shqetësuese, janë protagonistë një ish-konkurrent i “Për’puthen 1”, Lulzim Berisha, dhe një personazh i njohur i rrjeteve sociale me emrin Kiçe. Në video Lulzimi i bërtet Kiçes dhe i thotë ‘të mbyllë gojën’, duke iu afruar në formë presioni për dhunë fizike.
@missyou1_5 It’s my home?#ediell #hesheisontop #kepiitundimeve #topchanel #itsmyhome #itsmylove #itsmylovefirstchannel #firstchannel #valon #valamalashow #antigona #antigonakotorri #ina #inamuriqi #kri #krigorasi #lulzim #lulzimjashari0 #greku #dodo #teuta #luan #egzon #kice #kiceqween #anxhelo ♬ original sound – Miss You?
Shumë njerëz në rrjetet sociale kanë reaguar të revoltuar nga pamjet e para duke shkruar në mediat sociale se ato i shkaktuan frikë edhe vetëm duke i parë nga ekrani.

Në terma joformalë, ky është “trash tv programme” që nënkupton programet që përqëndrohen te konfliket dhe konfrontimet. E dimë se të tilla programe nuk edukojnë ose përçojnë ndonjë mesazh, por këtë herë gjërat kanë shkuar shumë larg. Në një kohë kur dhuna fizike, psikologjike e seksuale ndaj femrave në Kosovë e Shqipëri është një fenomen delikat e shqetësues.
© Panoramaplus.al
