25 Janar, 2019

Dhjetë vite pasi braktisi shkollën, reperit shqiptar i ndodh e papritura (Foto+Video)


Viti 2019 duket se ka nisur në mënyrë më të mirë të mundshme për reperin e njohur shqiptar Gashi.

Në fillim të këtij viti, ai ka publikuar bashkëpunimin me artistin e njohur G-Eazy, këngë që me shumë mundësi do jetë pjesë edhe e albumit të tij të ardhshëm.

“My year” duket se është pritur mjaft mirë nga fansat e tyre, edhe pse ende nuk ka një videoklip.

E teksa kënga është pëlqyer shumë, Gashi ka publikuar ditën e sotme në “Instagram” një video ku tregon se 10 vite më parë e braktisi shkollën ndërsa sot është në “Billboards”.


“Kur vendosa të mos shkoj më në kolegj prindërit e mi ishin shumë të mërzitur. Rruga ku jam tani është pikërisht vendi ku ata më linin që të merrja autobusin për shkollë, këtu vendosa të mos shkoja më. 10 vite më vonë  mund të shohësh fytyrën time në një nga ekranet gjigande të kësaj rruge”, shprehet Gashi teksa drejton gishtin për nga “billboard”-i ku duket ai së bashku me G-Eazy-n.

Ndërkohë në fund të videos reperi shqiptar nuk harron të falenderojë ata që e kanë mbështetur. Gjithashtu ai falenderon edhe ata që nuk e kanë mbështetur, sepse kjo gjë i ka dhënë motivim për të ecur përpara.

Panorama Plus

© Panoramaplus.al