Loredana është një ndër emrat më në zë të momentit. Këngëtarja ka korrur përgjatë kohëve të fundit një sukses të madh në industrinë e muzikës ku këngët e saj numërojnë me miliona klikime ne youtube.

Shpesh herë Lori ndan momente nga jeta e saj personale duke postuar në rrjetet sociale vajzën e saj apo miqtë.
Së fundmi reperja ka ndarë për ndjekësit disa pamje nga shtëpia e saj ku ndihej dhe atmosfera e festave. Në njërën prej fotove Loredana shfaqi pemën e Krishtlindjes, ku gjithashtu duket edhe vajza e saj, Hana.

Mirëpo ato çka ranë më së shumti në sy ishin disa korinza të varura në mur, ku në njërën prej tyre duket Loredana me ish-partnerin e saj Mozzik.

Në fakt fotoja është e bashkëpunimit të tyre muzikor por edhe pse të ndarë këngëtarja duket se mban ende fotografitë e njëri-tjetrit në shtëpinë e saj.
Kujtojmë se çifti i dha fund lidhjes pas ribashkimit verën e 2021. Loredana shkruante se duhen shumë por janë dy kokëfortë dhe nuk mund të rrinë me njëri-tjetrin prej kësaj. Por teksa të gjithë po shpresonim për një ribashkim të tretë të tyre, Loredana ka treguar edhe problemet që ajo kishte me Mozzik. Reperja ka zbuluar së fundmi se nuk ka asnjë kontakt me Mozzik.

Gjatë një interviste për mediat e huaja, Loredana u pyet për raportin e saj aktual me Mozzik dhe përgjigjet e dhëna janë tejet të drejtpërdrejta. “Jo aq shumë, të gjithë mendojnë se ai nuk ka kontakt me vajzën tonë, por në fakt ai ka. Kjo kalon nga motra ime sepse ajo kujdeset për vogëlushen time kur nuk jam aty. Por ne të dy nuk kemi asnjë kontakt më”, u përgjigj Loredana.
Sa i përket jetës personale, Loredana tha se aktualisht është single por është e hapur edhe për një martesë tjetër, ashtu si edhe për fëmijë. “Kam kohë për gjithçka. Edhe të martohem prapë, edhe për fëmijë tjetër. Jam shumë e lumtur. Por, jo akoma nuk jam në lidhje”.-tha ajo.


