17 Shtator, 2023

Dhe pse të ndarë, Ben Affleck dhe Jennifer Garner takohen ende. Aktorët kapen ‘mat’ të përqafuar në makinë (Foto)


Aktori i njohur amerikan, Ben Affleck mund të ketë vijuar me jetën e tij  pas divorcit të tij nga Jennifer Garner, por dy ish-bashkëshortët ruajnë ende në marrëdhënie të mira me njëri-tjetrin.

Kjo shihet edhe nga takimet e tyre , të cilat vazhdojnë normalisht edhe pas martesës së tij me Jennifer Lopez. Arsyeja që dy aktorët po takohen ka të bëjë me fëmijët që ata ndajnë bashkë.

Megjithatë, paraqitja e tyre e re e përbashkët po diskutohet shumë në mediat ndërkombëtare. Në foto, Garner është ulur në sedijen e pasme të makinës, ndërsa vajza e tyre më e vogël, Serafina, është pranë tij në sedijen e pasagjerit.

Aktori mbështetet në shpatullën e ish-bashkëshortes së tij pak para se ajo të zbresë nga makina dhe ata i thonë lamtumirë njëri-tjetrit me një përqafim.

© Panoramaplus.al