25 Tetor, 2021

Detaji që ngriti dyshimet se Kourtney Kardashian dhe Travis Barker do të martohen në… Ja çfarë zbuluan fansat e çiftit


Një javë pasi Travis Barker i propozoi Kourtney Kardashian, fansat janë të bindur se kanë zbuluar datën e martesës.

kourtney kardashian travis baker (2)

Ylli i televizionit ndau në Instagram një foto, në të cilën shiheshin pranga të vendosura në një shtrat. Sipas “Page Six” fansat dalluan se prangat kanë të gdhendur datën 2 tetor 2022, një datë e cila besohet se do të jetë dita kur çifti do t’i thotë “PO” përgjithmonë njëri-tjetrit.

Përveç datës, në pranga kishte edhe disa fjalë të gdhendura në frëngjisht. Një nga frazat lexonte “printemps été 2022” dhe një tjetër “riches enfants déprimés“.

kourtney kardashian (2)

Dy shprehjet përkthehen në “pranverë-verë 2022” dhe “fëmijët e pasur në depresion”. E dyta është një markë veshjesh e dizajnuar nga Henri Levy.

Travis gjithashtu postoi një foto, në të cilën shiheshin një palë pranga të tjera, që kishin të njëjtin mbishkrim “2 tetor 18:30”. Në fund të mbishkrimit dukej se ishte shënuar një adresë, gjithashtu në frëngjisht.

kourtney kardashian (1)

“12 rue“, një adresë rruge dhe “école” ose “school” (shkollë) mund të dallohen nga fotografia me hije të errët.

Ndërkohë, ish-partneri i Kourtney-t, Scott Disick, është bërë xheloz për marrëdhënien që ajo ka krijuar me bateristin. Themeluesi i linjës së veshjeve “Talentless” po mundohet të shpërqendrojë veten nga ngjarjet e fundit, pasi javën e kaluar u fotografua në Los Anxhelos nën shoqërinë e një vajze të re. 38-vjeçari u pa krah për krah me modelen 23-vjeçare Elizabeth Grace Lindley.

scott disick (1) scott disick (2) scott disick

© Panoramaplus.al