Mbrëmë, Enca publikoi më në fund bashkëpunimin e shumëpritur me Muharrem Ahmetin. Kënga mban titullin “Hajde” dhe u pëlqye shumë nga publiku, duke arritur mijëra shikime në “Youtube”, duke shënuar suksesin e radhës për artisten.

Përveç këngës shumë ritmike e që pritet të kthehet në hit, u komentua shumë edhe pamja e Encës në klip. Në një prej skenave të videoklipit, këngëtarja shfaqet e rrethuar me djem në një shtrat.

Mirëpo, pikërisht te kjo skenë, kamera e ka filmuar Encën në një kënd që ia nxjerr të gjitha në shesh, në shumë pak sekonda. Përpos këtij momenti, Enca i ka lënë të gjithë gojëhapur, edhe me veshjen e kuqe, ku përtej i duken të brendshmet.


Panorama Plus
© Panoramaplus.al
