18 Nëntor, 2021

“Dëshiron të kesh një fëmijë të dytë?”/ Ja ç’plane ka Jona Spahiu për zgjerimin e familjes


Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë në vitin 2018, kur solli në jetë djalin e saj, Raidenin. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale dhe shpesh i jep mundësinë ndjekësve që t’i drejtojnë pyetje të ndryshme rreth jetës që bën.

jona spahiu (7)

Së fundmi, Spahiu u pyet nëse mendon të bëjë një fëmijë tjetër, meqënëse Raideni ka mbushur 3 vjeç. Moderatorja publikoi në Instastory një foto të të birit, i cili shfaqet i ulur pranë dritares së makinës, e krahas saj shkroi “Të dytë e të tretë”, duke nënkuptuar se dëshiron të ketë një familje të madhe me bashkëshortin e saj, Frenklinin.

jona spahiu (1)

Një ndjekëse tjetër e pyeti: “Çfarë mendon për mamat që shajnë vajzat e tyre dhe i krahasojnë me vajzat e tjera?”.

Jona iu përgjigj kështu: “Nuk mendoj që ka mama të mira dhe jo të mira. Të gjitha mamat duan më të mirën për fëmijët e tyre. Ndoshta dhe për shkak të historisë së popullit tonë, disa mama, nuk zgjedhin mënyrën më të mirë, për të nxjerrë më të mirën, nga fëmijët e tyre. Jo sepse nuk duan, por ndoshta nuk dinë të bëjnë ndryshe…

Gjithsesi besoj që sot gjërat po ndryshojnë, prindërit janë më të hapur e më fleksibël, ka më shumë informacion, më shumë dëshirë për të mësuar, më shumë dëshirë për t’u rritur me fëmijën, më shumë shembuj, flitet më shumë dhe lum ai që di ta përkthejë këtë…”.

jona spahiu (8)

Jona, emri i së cilës në të vërtet është Jonida, u martua në qershor të vitit 2018. Ajo veshi një fustan nusërie madhështor, i cili i mbulonte barkun e rrumbullakosur, për shkak të shtatzënisë.

jona spahiu (11) jona spahiu (10) jona spahiu (9) jona spahiu (12) jona spahiu (5) jona spahiu (4) jona spahiu (2) jona spahiu (11)

© Panoramaplus.al