13 Shtator, 2019

“Deshe të shisje mend…”, fansat e quajnë false Fatmën pasi shpërtheu në lot në emision


Një ditë më parë, Fatma Haxhialiu, ishte e ftuar te emisioni “Rudina” së bashku me të motrën. Gjatë intervistës ato folën për lidhjen e ngushtë me njëra-tjetrën.

Por në një moment, moderatorja e njohur ka shpërthyer në lot. Ajo risjelli në vëmendje vuajtjet e një periudhe aspak të mirë ekonomike për familjen e saj.


Ajo ka publikuar në “Instagram” momentin kur ka qarë dhe disa ndjekës e kanë konsideruar si shtirje, pasi Fatma pohoi se është rritur me bollëk.

“Sa më habite kur deshe të shisje mend e ktej s’ke pas “buk të hash” apo të blesh libra. S’dua të ofendoj e dashur se mbase përqindja më e madhe e shqiptarëve janë apo kanë qenë me vështirësi të tilla si ju, port ë pakten mos e thoshe që jemi rrit mir e kemi pas me bollëk”, shkruan një komentuese.

Moderatorja e ka lexuar komentin dhe ka vendosur që t’i përgjigjet. “Sepse është e vërtetë që jam rritur me bollëk, port ë mirat material e dashur ikin e vijnë, dhe s;ka asgjë për t’u habitur, sot je milioner e nesër gdhihesh pa asnjë kacidhe në xhep, se të mbyllet biznesi, bie nga puna, etj, etj. Si çdo familje dhe e imja ka pasur momente të vështira, por ja kemi dalë mbanë pikërisht se kemi qenë të bashkuar”, i përgjigjet Fatma.

 

© Panoramaplus.al