24 Shtator, 2023

“Deri në pafundësi”/ Feston përvjetorin e lidhjes dhe ditëlindjen e partnerit, Fjolla Morina i dedikon fjalët e ëmbla mashkullit që i ka rrëmbyer zemrën


Pas një periudhe jo të mirë me gjendjen emocionale, këngëtarja Fjolla Morina është rikthyer sërish në rrjetet sociale duke zbuluar detaje nga përditshmëria e saj tashmë.

E pas atij episodi të vështirë në jetën e saj, duket se tashmë gjërat po shkojnë shumë mirë për artisten pasi duket se ajo ka rigjetur dashurinë.

E dita e sotme duket se është shumë e veçantë për artisten pasi ajo ka dy gëzime: Partneri i saj festoon ditëlindjen dhe së bashku ata kanë dhe përvjetorin e lidhjes.

Me anë të një postimi në InstaStory, Fjolla ka postuar një foto ku shfaqet krah partnerit tëcili i ka mbuluar dhe fytyrën duke mos ia zbuluar identitëtin. E krahas postimit ajo i ka bërë dedikimin e ëmbël teksa shkruan:

“Sot është festë e dyfishtë, ditëlindja jote dhe përvjetori jonë deri në pafundësi”.

© Panoramaplus.al