Një ditë më parë është publikuar dokumentari i këngëtares së famshme, Rita Ora, kushtuar misionit të bamirësisë të UNICEF-it në Kosovë.

Në muajin prill, 28-vjeçarja shqiptare vizitoi vendlindjen e saj së bashku me përfaqësues të UNICEF-it. Nga një video e shkurtër e dokumentarit, duket se Rita ka trokitur derë më derë te familjet në nevojë.
Madje këngëtarja ka vizituar edhe disa qendra fëmijësh dhe të rinjsh, si dhe një nga lagjet më të varfra në qytetin e Ferizajt.

“Soccer Aid” ka realizuar dokumentarin për UNICEF-in dhe pjesë e tij është edhe këngëtarja shqiptare, njëherësh ambasadore e kësaj organizate, Rita Ora.

Gjatë udhëtimit të saj në Kosovë, Rita ishte e shoqëruar edhe nga prindërit, ku lidhur me dokumentarin ka reaguar Vera Ora. Kjo e fundit ndodhet shumë krenare për këtë arritje të këngëtares.
“Kur zemra jote është më e madhe se trupi”, ka shkruar Vera Ora në profilin e saj në “Instagram”.
© Panoramaplus.al
