22 Nëntor, 2018

Deputetja shqiptare ekspozon të brendshmet në komisionin parlamentar, “lë pa fjalë” kolegët (FOTO)


Deputetja kosovare Duda Balje shpeshherë tërheq vëmendjen e mediave për stilin e guximshëm në të veshur.

Kryetarja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazinë Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione kishte zgjedhur një veshje jo shumë të përshtatshme për takimin e një dite më parë.

“Prive” ka publikuar një fotografi ku duket deputetja e veshur me një fund ngjyrë blu shumë transparent, që e kishte kombinuar me një këmishë të zezë. Me atë veshje, Duda nuk i linte vend imagjinatës.

Kjo fotografi e Baljes nuk ka kaluar pa u komentuat, duke qenë se i vihen re fare lehtë të brendshmet e saj.

Madje në foto vihet re se edhe të pranishmëve u ka tërhequr vëmendjen veshja e saj, të cilët e kanë vështruar me habi.

© Panoramaplus.al