23 Korrik, 2020

Demi Lovato pranon propozimin për martesë pas 5 muajsh lidhje, dedikimi emocionues për aktorin: Kurrë nuk jam ndjerë kaq e dashuruar pa kushte


Demi Lovato është fejuar pas 5 muajsh lidhje me aktorin Max Ehrich. Këngëtarja dhe aktorja e famshme tha se ka gjetur dashurinë e jetës.

Ajo njoftoi lajmin me anë të një postimi në Instagram, ku publikoi disa foto me Max duke u përqafuar në plazh ndërsa në gisht Lovato mban unazën e fejesës.

“Të dua më shumë sesa mund ta përshkruaj me fjalë. Jam e lumtur që do nis një familje dhe jetën time me ty,”- shkroi aktorja. “E dija që të doja që në momentin kur të takova. Është diçka që nuk mund t’ia përshkruaj dikujt që se ka provuar. Kurrë nuk jam ndjerë kaq e dashuruar pa kushte nga dikush në jetën time (përveç prindërve të mi).”

Ndërsa aktori shkroi se nuk mund të kalonte asnjë sekondë të jetës së tij në Tokë pa mrekullinë e të pasurit Demi Lovaton si bashkëshorte.

“Ti je gjithçka që unë mund të ëndërroja. Fjalët nuk mund ta përshkruajnë sesa i dashuruar jam me ty,”- shkroi ai.

Fejesa e këngëtares me Max vjen pasi ajo foli hapur për seksualitetin e saj, ndërsa la të hapur mundësinë se mund të përfundonte me një grua.

Çifti janë në një lidhje që prej muajit mars të këtij viti.

Ata konfirmuan lidhjen e tyre në maj pasi u shfaqën në videoklipin e këngës “Stuck With U” të Justin Bieber dhe Ariana Grandes.

Nuk dihet ende data se kur Demi Lovato dhe Max Ehrich do të martohen.

/Panoramaplus.al

© Panoramaplus.al