28 Korrik, 2023

Demi Lovato në gjendje jo të mirë shëndetësore, ja çfarë i shkaktoi këngëtares mbidoza ndaj drogës


Këngëtarja e njohur Demi Lovato nuk është në një gjendje të mirë shëndetësore.

Së fundmi ajo ka qenë e ftuar në emisionin “Andy Cohen Live” të SiriusXM , ku ndër të tjera ka treguar se mbidoza ndaj drogës në vitin 2018 i ka shkaktuar asaj probleme me dëgjimin dhe shikimin.

Gjëja më e afërt për të cilën jam penduar është kur e teprova me drogën në vitin 2018 dhe do të doja që dikush të më kishte thënë, se isha e bukur dhe të më kioshte këshilluar që ta lija”, tha ajo.

Teksa vazhdoi: “Droga më ka dëmtuar dëgjimin dhe shikimin edhe sot e kësaj dite. Është një kujtesë e përditshme, e vazhdueshme. Sa herë që shikoj diçka … kam disa pika qorre në shikimin tim kur shikoj fytyrën tuaj.”

 

© Panoramaplus.al