22 Gusht, 2023

Demi Lovato dhe menaxheri i saj Scooter Braun ndahen pas 4 vitesh së bashku


Këngëtarja e njohur Demi Lovato së fundi ka pushuar nga puna menaxherin e saj, Scooter Braun.

Lajmin e ka konfirmuar një burim i afërt me dyshen për revistën “People”, teksa tha se  se këngëtarja e “Sorry Not Sorry”, i ka ndarë rrugët me 42-vjeçarin, i cili gjithashtu është menaxheri i Justin Bieber .

Megjithatë, Braun dhe Lovato duket se ende ruajnë raporte miqësore me njëri-tjetrin.

Gëzuar ditëlindjen një nga shpirtat më të mirë.”– ka uruar Braun Lovaton me anë të  një postim në InstaStory teksa publikoi edhe një foto të këngëtares.

Lovato punësoi Braun si menaxherin e saj rreth katër vite më parë, ndërsa nuk dihet se çfarë mund të ketë ndodhur mes dyshes.

© Panoramaplus.al