4 Shkurt, 2020

Del në pah ana e errët e Victoria’s Secret, modelet u ngacmuan seksualisht dhe ….


Victoria’s Secret është një nga shtëpitë e modës më të famshme në botë. Për vite me radhë modelet e saj janë ngjitur në pasarela duke prezantuar koleksionet e të brendshmeve të kësaj kompanie.

Por një anë e errët e saj duket se ka dalë në pah.

Sipas një raporti të ri të Neë York Times, një ekzekutiv i lartë i Victoria’s Secret bëri përparime seksuale të padëshiruara, ngacmoi dhe bullizoi modelet si edhe anëtaret e stafit.

Drejtori i marketingut, Ed Razek është akuzuar se u përpoq të puthte modelet dhe u kërkoi atyre të uleshin në prehrin e tij, si dhe preku një grua në pjesët intime përpara një shfaqjeje të modës.

Sipas artikullit, modeleve ju kujtua gjithmonë sesa i fuqishëm ishte Razel dhe se ai ishte përfaqësuesi i L Brands, i kompanisë mëmë të Victoria Secret.

“Ky abuzim u pranua si normale. Ishte si një shpëlarje truri. Kushdo që u përpoq të bënte diçka me këtë nuk u injorua. Ata u ndëshkuan,”– tha Casey Crowe Taylor, ish punonjëse e PR të kompanisë, e cila u shpreh se ishte dëshmitare e sjelljes së Razek.

The New York Time shkruan se sjellja e keqe e Razek u raportua dhe disa nga gratë u përballën me hakmarrje profesionale.

Razek iu përgjigj pretendimeve duke thënë: “Akuzat janë kategorikisht të pavërteta, të keqinterpretuara dhe të dala nga konteksti. Jam me fat që punoj me modele të panumërta të klasit botëror dhe profesioniste të talentuara si edhe krenohem me respektin e ndërsjellët që kemi për njëri-tjetrin.”

Victoria’s Secret tashmë është nën presion për shkak të lidhjeve të Wexner me Jeffrey Epstein, i cili vrau veten në burg këtë vit ndërsa po priste gjyqin ku akuzohej për trafik të vajzave të mitura për seks.

Pronari Les Wexner raportohet se ishte mbështetësi më i madh financiar i Epstein për një kohë pasi e punësoi atë si këshilltar financiar në vitet 1980.

Ai tha se i ndërpreu lidhjet me Epstein pas dënimit të këtij të fundit për krime seksuale me vajza të mitura në 2008.

Por gra të shumta që akuzuan Epsteinin për sulme seksuale thanë se ishin rekrutuar me premtimin e rremë se do punësoheshin si modele të Victoria’s Secret.

© Panoramaplus.al