27 Qershor, 2023

Del në ankand kapelja e famshme që Michael Jackson përdori për lëvzjen e kërcimit ‘Moonwalk’


Kapelja e famshme e Michael Jackson kur ka performuar lëvizjen e kërcimit “Moonwalk” do të dalë në ankand më 26 shtator në Paris.

Ankandi organizohet nga kompanitë “Artpèges” dhe “Lemon Auction”, të cilat bënë bujë vitin e kaluar me kitarën e Noel Gallagher, e cila u shit për 385.500 euro.

Kapelj e Mbretit të Popit pritet të shitet me vlerë nga 60,000 deri në 100,000 euro dhe do të jetë atraksioni në ankandin e relikeve në Hotel Drouot, shtëpia kryesore e ankandeve në Paris.

Ankandi do të përfshijë gjithashtu një kitarë T-Bon Ëalker të prodhuar në vetëm 22 kopje në vitin 1949. Instrumenti do të vlerësohet midis 100,000 dhe 150,000 euro.

© Panoramaplus.al