Jennifer Aniston ka marrë reagime të forta pasi ishte shprehur se nuk donte një koordinator të intimitetit për skenën e saj të s*ksit me Jon Hamm në ‘The Morning Show’.

Aktorët shihen duke luajtur skena intime nën çarçafë në një episod të sezonit të tretë të serialit të AppleTV+.
Në një intervistë me ‘Variety’, Jennifer, zbuloi se ajo dhe Jon, u pyetën nëse dëshironin të punonin me një koordinator të intimitetit për skenën që ti udhëzonte ata, por ajo e hodhi poshtë sugjerimin duke thënë se ajo tashmë ishte shumë e vjetër në këtë profesion dhe nuk kishte nevojë.
Sidoqoftë, komentet e saj shpejt tërhoqën zemërim në rrjetet sociale pasi shumë menduan se ishte shembull i ‘të jetuarit në të kaluarën’.
Njerëzit shkruajnë: Ndoshta një nga të famshmit me vullnetin më të mirë publik dhe ajo thjesht po e shkatërron atë… Unë mendoj se ajo me të vërtetë jeton në të kaluarën, ajo gjithmonë vazhdon të tregojë se si gjërat kanë qenë dikur.”
Megjithatë, të tjerë mbrojtën Jenniferin dhe thanë se ajo ka të drejtë të mos dëshironte të punonte me një koordinator të intimitetit, diçka që është bërë praktikë e zakonshme në industrinë e filmit dhe televizionit vitet e fundit.


