Einxhel Shkira dhe Dj Dagz janë një ndër çiftet më të dashura nga publiku shqiptar, të cilët u njohën dhe krijuan një romancë brenda “BBV”.

Këtë lidhje çifti e vazhduan edhe pasi dolën nga ky reality show, ndërsa shumë shpejt ata u bënë prindër për herë të parë.
Në jetën e tyre erdhi një djalë, të cilën Gagz dhe Einxhel e pagëzuan me emrin Trev.

Mirëpo dyshja kanë zgjedhur Kosovën si vendin e preferuar për të jetuar së bashku me të voglin e tyre, pasi aty jeton edhe familja e Dagz.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë ish-banorja e “BBV 1” disa javë më parë, mirëpo së fundmi përmes një postimi Instagram ka treguar që tashmë ata janë zhvendosur në Kosovë.
Ndërsa publikoi në InstaStory një foto të Trev së bashku me dajën e tij, Einxhel ka falenderuar të vëllain për çdo gjë, por sidomos për ndihmën që ai i ka dhënë për tu zhvendosur në Kosovë.
“Vëllain se zgjedh por është një bekim që ta sjell Zoti! Herë për të torturuar e herë për të lehtësuar jetën… Ndoshta ju se dinin por vëllai im ndenji gjatë gjithë shtatzanisë time me mua sidomos kur isha vetëm dhe pasi linda Trev çdo mbrëmje ka ardhur t’më ndihmojë ta vëmë në gjumë dhe ka ndenjur me ne kur nuk ishte Dagz sepse unë kisha frikë të flija vetëm me çunin… Ky daja jonë na sjell çdo gjë që na duhet kur dyqanet mbyllen dhe mami s’ka mundur të dalë ti blejë. Daja na shoqëron për në Kosovë ose vjen na merr për në Tiranë, por këtë herë daja na ndihmoi që të shpërngulemi në Kosovë dhe ka bërë disa herë vajtje-ardhje rrugën disa net që në mëngjes të jetë në punë. Pavarësisht lodhjes që ka ngritur në krahë një shtëpi të tërë sërisht ka ikur në punë. Jam falenderuese Zotit që të kam dhe do të jem gjithmonë mirënjohëse për gjithçka ke bërë për mua dhe për ne. Shumë njerëz thonë që Trev i ka ngjarë dajës dhe unë shpresoj të jetë i urtë dhe punëtorë si daja i vet. Të dua vëlla.”- tha Einxhel.


