
Disa sekuenca nga një ‘reality-show’ (nëse mund të quhet i tillë) që ka nisur në Kosovë kanë bërë xhiron e rrjetit dhe jo për arsye pozitive. Përkundrazi: Për ofendim dhe dhunë ndaj vajzave!
Bëhet fjalë për një program që ka nisur në një televizion të vogël në Kosovë së fundmi dhe quhet “It’s my home”. Në fakt ky program është një tentantivë për rikrijimin e “Kafazit të Artë” të dikurshëm. Themi tentativë sepse është shumë larg asaj që ky format ka përfaqësuar vite më parë. Personazhet që janë pjesë e “It’s my home”, janë kryesisht njerëz që janë bërë viral në rrjete sociale nga video-skandale, gafa apo emisione të tjera si “Për’puthen”.
Teksa një debat midis konkurentëve të këtij show ka përfunduar në gjuajtje me shapka, së fundmi ka reaguar edhe Komisioni i Pavaruar i Mediave në Kosovë, duke ndërprerë transmetimin.
@liridonb #fy #fyp #fypシ #viral ♬ original sound – L
Këtë lajm e ka bërë me dije vetë ponari i “First Channel” Valon Maloku, me një postim në Facebook.
Kujtojmë që pas pamjeve shumë njerëz në rrjetet sociale kanë reaguar të revoltuar duke shkruar në mediat sociale se ato i shkaktuan frikë edhe vetëm duke i parë nga ekrani.


