5 Shkurt, 2019

Dedikimi emocionues i Adrola Dushit: I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë dhe ai… (FOTO)


Modelja e njohur Adrola Dushi ka bërë së fundmi një dedikim shumë emocionues për dashurinë e jetës së saj.

Është fjala për të birin, Troi, të cilit bukuroshja shqiptare i shpreh shpeshherë dashurinë në rrjetet sociale.

Postimi i fundit i Adrolës mban një mesazh akoma më prekës. “I kërkova Zotit një mashkull që të më donte gjithmonë! Kështu që ai më dërgoi një djalë”, thuhet në postimin e modeles.

Ndërkohë kujtojmë se divorci i Adroles me ish-bashkëshortin, Adis Patushi, tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Në atë kohë modelja shprehej se nuk e cilësonte aspak si gabim martesën, por vendimi i tyre erdhi në një kohë kur ishin shumë të rinj.

Por pavarësisht ndarjes, dy prindërit kanë një marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin dhe i qëndrojnë gjithnjë pranë Troit.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Adrola Dushi (@adroladushi) on


Panorama Plus

© Panoramaplus.al