Moderatorja e njohur Jona Spahiu u bë nënë për herë të parë në shtator të këtij viti. Ajo dhe bashkëshorti i saj Frenkli Ymeri u bënë prindër të një djali që i vendosën emrin Raiden.

Jona, e cila është mjaft aktive në rrjetet sociale, ndan me ndjekësit e saj foto e video të ëmbla me të shoqin dhe të birin, duke i shoqëruar edhe me ndonjë dedikim të bukur.

Së fundmi ajo ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto me Frenklin, ku moderatorja tregon se është shumë e dashuruar me të pasi i shpreh fjalët më të ëmbla të dashurisë.

“Duket sikur të kam dashur ty në forma të pafundme, pafundësisht herë, jetë pas jete, moshë pas moshe përgjithmonë …”, shkruan Jona bashkëngjitur me foton që ata të dy kanë bërë në Paris.

Panorama Plus
© Panoramaplus.al
