14 Tetor, 2023

Debati Sara-Dafina-Melinda, reagon Tayna! Ja çfarë shkruan reperja (Foto)


“Ti vetëm feministë që nuk je” ishte komenti që Melinda Ademi i bëri Dafina Zeqirit duke i dalë në krah Sara Hoxhës në debatin që kjo e fundit kishte me këngëtaren.

Mirëpo këtij debati virtual i është bashkuar edhe këngëtarja Doruntina Shala e njohur me emrin e artit Tayna, e cila përmes një postimi në rrjetet sociale ka “thumbuar” dy vajzat.

 “Shumë drama të panevojshme, si nuk po përtojnë”, ka shkruar Tayna duke i quajtuar ato të panevojshme.

Kujtojmë që zënka mes Dafinës dhe Sarës rinisi disa ditë më parë, teksa kjo e fundit gjatë një interviste tha se gjithçka nisi nga një koment i partnerit të saj, Ledri Vulës në postiin e këngëtares.

“Nuk e di pse ajo u mërzit aq shumë. Ka qenë një koment që Ledri ka bërë tek një post i Dafinës. Unë, e mora si shaka. Domethënë, unë si partnerja e Ledrit nuk e mora me idenë që ai po e ngacmon apo diçka e tillë. Vërtetë që nuk e di pse u mërzit, pse foli për njerëz mosmirënjohës sepse unë Dafinën nuk e kam shfrytëzuar kurrë”, u shpreh ajo.

Ndërsa menjëherë pas kësaj erdhi edhe reagimi i Dafinës e cila u shpreh: “Vajzë, kujdesu për fëmijën dhe “burrin” tënd! Mos e përmend më emrin tim. Sa e vështirë mund të jetë? Je shumë e fiksuar, qetësohu!”

 

© Panoramaplus.al