19 Mars, 2022

Datëlindja ndryshe e Oriola Marashit/ Modelja “heq dorë” nga jeta e natës, kush është mashkulli misterioz që e shoqëron


Oriola Marashi ka festuar ditën e djeshme 26-vjetorin e saj. Modelja, e cila është ndër më të famshmet në vendin tonë, këtë vit feston ndryshe. Vitet e shkuara e kemi parë teksa ka organizuar festa të mëdha dhe ka marrë surpriza nga miqtë dhe fansat, por ky vit nuk ka qenë kështu.

Ori aktualisht gjendet në Milano, ku dhe po realizon një fushatë publicitare, ndaj kjo ditëlindje e ka gjetur në “krye të detyrës”. Ndonëse të shumtë kanë qenë miqtë dhe VIP-at që e kanë uruar, Modelja ka pasur një ditë të zënë pune, duke e spostuar festën në mbrëmje. Por, nga aq sa kemi mundur të mësojmë, krah mikeshave, ka pasur edhe meshkuj të ftuar.

Miqtë e afërt, por edhe një adhurues i saj, është shfaqur afër modeles në Itali. Nuk dihet se çfarë raporti ka Oriola me djalin misterioz, por duket se dy të rinjtë kanë kaluar kohë në shoqërinë e njëri-tjetrit, por edhe miqve të përbashkët. Djali në fjalë është shfaqur së bashku me modelen në tavolinat e përbashkëta, duke ngritur dyshimet  për një raport të ri të modeles.

Nuk dihet ende identiteti i djalit në fjalë, por për miqtë e modeles, ai është tashmë pjesë e grupit të tyre miqësor. Duket se me kontrata ndërkombëtare, Ori tashmë ka ndryshuar edhe mënyrën e jetesës. Duke iu larguar jetës së natës, festave dhe zhurmës mediatike, ajo është fokusuar në pasarelat ndërkombëtare, duke lënë gjithçka tjetër në planë të dytë.

Në “Instagram”-in e saj tashmë ka vetëm foto të fushatave publicitare, duke lënë pas fotot provokuese që ajo zgjidhte t’i publikonte nga e përditshmja e saj. Një ndryshim jo i vogël ky për modelen, që prej vitesh është në qendër të mediave. Kujtojmë se ajo i dha fund rreth një vit më parë lidhjes së konsoliduar që kishte me futbollistin Eros Grezda.

Ishte pikërisht kjo lidhje që po e pengonte në karrierën e saj ndërkombëtare, kjo për faktin se partneri i saj ishte shumë xheloz për të, duke dashur shkëputjen e saj nga modelingu, por edhe nga miqtë. Ishte pikërisht Grezda që donte ta mbante sa më larg edhe nga Noizy, me të cilin dikur ajo kishte një miqësi të ngushtë.

Oriola Marashi dhe Noizy kanë rikuperuar marrëdhënien e tyre pas ndarjes nga Erosi. Dy ish-miqtë shkëputën çdo kontakt vite më parë, kur modelja u largua nga labeli “OTR”. Por, duket se muajt e fundit është vënë re edhe një afrimitet mes Oriolës dhe Noizyt.

Madje tashmë ata as nuk i kursejnë batutat me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Së fundi ajo ka postuar një foto në “Instagram” e veshur me bikini ku dukej mjaft provokuese si gjithmonë. “Zbrita sot në tokë të shoh se si jetojnë qeniet njerëzore!”, shkruan ajo në foto.

Muajt e fundit është vënë re edhe një afrimitet mes Oriolës dhe Noizyt. Madje tashmë ata as nuk i kursejnë batutat me njëri-tjetrin në rrjetet sociale. Së fundi ajo ka postuar një foto në “Instagram” e veshur me bikini ku dukej mjaft provokuese si gjithmonë.

Ndër shumë komente nga fansa të modeles ajo që u vu re ishte komenti ngacmues i reperit Noizy. “Kështu visheni ju në mars? Më merr me vete”, shkruan ai. Ky është vetëm sinjali i fundit që tregon se tashmë dy personazhet kanë marrëdhënien që kishin dikur si miq të mirë.

Xhelozia e të dashurit, ishte arsyeja pse modelja vendosi të qëndrojë larg djemve të “OTR”-së, duke u përqendruar te marrëdhënia e saj. Por, me përfundimin e kësaj lidhjeje, ajo vendosi që t’i rikthehej miqësive të vjetra. Këtë herë roli i Varrosit ka qenë vendimtar për të pajtuar edhe njëherë dy artistët që vite më parë kanë lënë projekte përgjysmë.

© Panoramaplus.al