Përdoruesit e mediave sociale po spekulojnë se data e kurorëzimit të Mbretit Charles III u zgjodh qëllimisht si një ‘diss’ për djalin e tij, Princin Harry, dhe Meghan Markle.

Buckingham Palace njoftoi të martën (11 shtator) se ceremonia zyrtare e kurorëzimit të monarkut të ri do të zhvillohet në Westminster Abbey më 6 maj 2023, kjo datë përkon me ditëlindjen e 4-të e djalit të Dukës dhe Dukeshës së Sussex, Archie.
“Kështu që Mbreti Charles The Cruel e ka caktuar kurorëzimin e tij për 6 majin e vitit të ardhshëm. Ditëlindjen e 4-t të nipit të tij Princit Archie të Sussex,” postoi një nga shumë kritikët në Twitter në përgjigje të lajmit.
“Imagjinoni të zgjidhni ditëlindjen e nipit tuaj për kurorëzimin tuaj”- vuri në dukje një tjetër, ndërsa dikush tjetër shkroi troç në Twitter : “Pra, ky k*** e ka planifikuar kurorëzimin e tij në ditëlindjen e nipit të vogël?”.

“Royalistët tërhiqen kur Sussex-ët publikojnë një foto ose bëjnë ndonjë gjë kur publikohet një foto e ditëlindjes së fëmijëve të Kembrixhit, duke thënë se kjo i lë në hije ata,” vuri në dukje një tjetër përdorues.
Disa fansa menduan se vendimi nuk ishte marrë me qëllim: “Pra, data u caktua nga pallati dhe kisha… bast se askush nuk e dinte se ishte ditëlindja e 4-të e Archie-t, sepse askush nuk planifikon me Sussex-ët.”

Megjithëse shumë njerëz shprehën zemërim, disa nuk e panë çështjen kaq të madhe.
“Pse u intereson njerëzve që kurorëzimi dhe ditëlindja e fëmijëve përkojnë?” pyeti dikush. “Archie ka jetuar në Kaliforni më gjatë se sa në MB”.
Tensionet mes familjes mbretërore dhe Sussexes kanë mbetur ende që kur dyshja u larguan nga detyrat e tyre në janar 2020, duke e lënë Mbretërinë e Bashkuar në atë që quhet “Megxit”.

Çifti, të cilët janë gjithashtu prindër të vajzës 1-vjeçare Lilibet , u kthyen në Mbretërinë e Bashkuar per festimet e Jublieut dhe vdekjen e Mbretëreshës Elizabeth II më 8 shtator.
Pavarësisht vendimit të tyre për t’u paraqitur dhe për t’i bërë nderimet e tyre, Harry dhe Markle në dukje u shpërfillën shumë herë gjatë funeralit të monarkut të ndjerë, duke përfshirë edhe kur u detyruan të uleshin veçmas nga pjesa tjetër e familjes .


