
Vetëm pak ditë më parë këngëtarja e njohur Mariza Ikonomi zbuloi se është në një lidhje dashurie ndonëse nuk është shfaqur asnjëherë me partnerin në publik. Pas zbulimit të lajmit u tha se ajo së shpejti do hedhë hapin e madh drejt martesës.
Kështu deklaroi një nga miqtë e Marizës, moderatori Ermal Peçi i cili tha se shumë shpejt këngëtarja do kurorëzojë dashurinë e saj. “I kam thënë ‘Martohu’ dhe po e them si lajm ekskluziv se Mariza do martohet shumë shpejt. Është e vetmja gjë që i kemi kërkuar publikisht dhe e ka ndarë mendjen.” -u shpreh Ermali pa zbuluar më shumë detaje.
Pas kësaj deklarate ka ardhur edhe reagimi i këngëtares e cila nuk ka dashur të zbulojë nëse do ketë dasmë së shpejti duke dhënë një përgjigje diplomatike. “Besoj që martesa me personin e duhur nuk është asnjeherë gabim. Mua nuk më frikson por edhe nuk jam nga ata që vdiqa për t’u martuar. Unë i dua festat. E rëndësishme është se si ndihesh me njëri-tjetrin pastaj këto gjërat janë të bukura dhe mund të mbetet një kujtim por nuk është gjithçka.”-tha ajo në një intervistë me T.A.R.

Ajo zbuloi se këngën e saj të fundit ia ka dedikuar pikërisht partnerit të saj duke shtuar se ndihe vërtetë e dashuruar dhe e lumtur. “Në fakt kjo ka qenë një nga këngët që ne ia kemi kushtuar njëri-tjetrit, ose unë ia kam kushtuar atij. Muzika edhe teksti është frymëzuar prej tij. E kemi kënduar shumë shpesh bashkë. Kishte një ‘vibe’ shumë të mirë. Kjo është kënga e parë që unë i kam kushtuar dhe shpresoj që të vazhdoj t’ia kushtoj sepse nuk ka gjë më të bukur sesa të frymëzohesh nga dashuria. Unë vërtet ndihem e dashuruar dhe e lumtur.”
Sa është plotësuar gjysma e Marizës? “Unë mund të them se jeta ka marrë një kuptim të bukur. Ndihem vërtet shumë mirë. Ditët janë edhe më motivuese dhe më të bukura. Është me të vërtetë një bekim që ta ndiesh veten mirë. Por kur gjen një person kupton që gjithçka ka nisur një kapitull të ri. Është një gjë sublime.”
© Panoramaplus.al
