Reperi i njohur Stresi dhe partnerja e tij, Keisi, janë çifti më i përfolur aktualisht në mediat rozë.

Që kur lidhja e tyre u bë publike, ata vazhdimisht kanë tërhequr vëmendjen e publikut. Ata nuk kanë arritur që ta shijojnë siç duhet lidhjen e tyre, duke qenë se Stresi ndodhet në burg, ndërsa Keisi në Kanada ku vijon me karrierën e saj.

Por mamaja e Stresit ka dhënë një lajm të bukur për fansat e çiftit. Stresi dhe Keisi mesa duket së shpejti do të organizojnë dasmën e shumëpritur.

“Shumë shpejt veshur me të bardha Keisi. Do jesh nuse kopertinash. Ju dua Stresi dhe Keisi”, janë fjalët e mamasë së reperit.

Postimin e saj e ka ripostuar Keisi në profilin e saj në “Instagram”, ku shprehet se ndihet krenare se e ka vjehrre. Gjithashtu ajo thekson se secila femër do të donte ta kishte një vjehrre të tillë.

Ato të dyja nuk kanë dhënë detaje të tjera se kur do të mbahet dasma, por të presim kur Stresi të dalë nga burgu e ta shohim dhëndër.
Panorama Plus
© Panoramaplus.al
