Pas suksesit të këngës në bashkëpunim me Luana Vjollcën, këngëtari i njohur Ramadan Krasniqi ka dhënë një lajm të bukur nga jeta e tij private.

Dani ka zbuluar se këtë vit ka një gëzim në familje, pasi marton djalin e tij dhe ka planifikuar çdo gjë për ditën e veçantë.
Në një intervistë për “SevenBizz”, këngëtari është shprehur se dasma e të birit do të jetë ndryshe nga ata që kemi parë deri tani.

Dani shtoi se në dasmë do të ketë plot 1000 të ftuar dhe se nuk do të lejohet konsumimi i alkoolit.
“Kur të martohet djali në dasmë nuk do ketë alkool, për shkak se Andi është haxhi dhe ai nuk e lejon kurrsesi alkoolin të përdoret në martesën e tij dhe normal dhe 1000 kam për t’i ftuar sigurisht për shkak se kam shok dhe dashamirës dhe të afërt që më duhet ti ftojë të gjithë”, ka deklaruar ai.

