Pak ditë më parë, ministrja e Arsimit Besa Shahini kurorëzoi me martesë dashurinë e saj me deputetin kosovar, Dardan Molliqaj.

Shahini e Molliqaj e bënë celebrimin në Prishtinë dhe vendosën që dasma e tyre të qëndronte larg syrit të mediave. Por shin të ftuarit ata që publikuan disa fotografi nga ceremonia.
Ndërkohë çifti ka mbajtur edhe një festë me miq e familjarë në njërin prej lokaleve të Tiranës, ku vëmendjen e ka tërhequr veshja e ministres.
Miqtë e ministres së Arsimit dhe deputetit kosovar kanë publikuar në rrjetet sociale foto nga kjo festë, ku Shahini nuk shfaqet e veshur me fustanin e bardhë të nuses siç të gjithë e kishim pritur.
Besa Shahini shfaqet me një fustan të zi me kopsa dhe me rrip në bel, siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme.


