Xhensila Myrtezaj është një ndër artistet më të dashura për publikun shqiptar.

Këngëtarja është goxha aktive në rrjetet sociale ku shpesh herë ndan foto apo video nga përditshmëria e saj.
Në mes të këtyre postimeve nuk mund të mungoj dhe vajza e saj Ajka, të cilës i bën gjithnjë dedikime të veçanta duke i shprehur dashurinë e madhe që ka për të.

Së fundmi Xhensila ndau me ndjekësit e saj disa foto teksa shfaqet shumë e lumtur pranë Ajkës. Ajo i ka prekur zemrat të gjithëve me fjalët ëmbla të dedikuara vajzës së saj krahas imazheve.
“Bija ime, ti më zbardh mëngjeset, dashuria ime Hyjnore.?”- shkroi këngëtarja.
View this post on Instagram
Rikujtojmë disa javë më parë, në një intervistë për ‘Mirage’, këngëtarja është shprehur se kur e sheh të bijën që luan vetëm i dhimbset dhe do ta bëjë atë me një motër ose vëlla. Sakaq, pranoi se edhe Besi po i kërkon një fëmijë të dytë.
“Në fakt më shumë kërkon babi(Besi) një fëmijë të dytë sesa Ajka një motër ose vëlla. Ajka e do mamin dhe babin vetëm për vete, aq më pak tani që jemi goxha të ngarkuar me punë. E përmend por jo si kërkesë. E shikoj se ka ardhur momenti për të patur një fëmijë të dytë. Ne kemi kohë që e mendojmë këtë sepse shikoj që ndonjëherë luan aty te cepi i shtëpisë me lodrat e saj pasi unë kam konsumuar të gjithë lojërat me të. E shikoj vetëm dhe kjo më krijon dhimbje. Duhet një fëmijë i dytë që të ketë Ajka një vëlla ose motër”.-u shpreh artistja.

Por, pavarësisht dëshirës Xhensila nuk është shtatzënë dhe pse në mediat sociale është përfolur kohët e fundit se është në pritje të ëmbël.
“Mediat shkojnë vazhdimisht dhe deri tani i bie të kisha bërë nja 7 fëmijë. E shoh veten çdo 3 muaj se jam shtatzënë në faqet e para.”- tha Xhensila asaj kohe.



