11 Shtator, 2023

Dashuria është në ajër! Loredana publikon fotot e ëmbla krah futbollistit 21- vjeçar, vëmedjen e merr komenti i tij


Reperja e njohur Loredana Zefi prej disa kohësh, është shndërruar në një ndër personat më të komentuar të showbizit shqiptar.

Që pas konfirmimit të lidhjes me futbollistin gjerman Karim Adeyemi, artistja është në qendër të vëmendjes tashmë.

E teksa çifti po shijon romancën e tyre, Loredana nuk ka ngurruar të ndajë për ndjekësit disa foto ku shfaqet krah 21- vjeçarit.

Në fotot e publikuara, dyshja shihen në shumicat prej tyre të përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa reperja shpreh dhe dashurinë e madhe që ka për të:

“Dashuri,dashuri,dashuri”- shkroi ajo krahas postimit, ndërsa në sy ra dhe komenti i Adeyemi-t i cili ishte në gjuhën shqipe: “Zemër”.

Kujtojmë se atëherë kur përflitej për një rikthim mes Mozzik dhe Loredanës, reperja i habiti të gjithë kur konfirmoi lidhjen me partnerin 6 vite më të vogël.

 

© Panoramaplus.al