2 Prill, 2024

“Dashuria e tyre është e vërtetë. Ja uroj finalen…”/ Graciano Tagani flet për çiftin në “BBV”! Erjola ia thotë “troç”: Edhe Donaldi me Betrixen…


Gjatë një bisede me Julian Dedën, Roza Latin dhe Erjola Doçin, balerini Graciano Tagani ka treguar se dëshiron që çifti Ilnisa Agolli-Meriton Mjekiqi të shkojnë në finalen e “Big Brother VIP3”.

“Jo por ska drama” – tha Roza, e cila mendon se dyshja nuk do të arrijë finale, megjithëse balerini u shpreh se të gjithë banorët dëshirojnë ti shikojnë çiftin në një nominim “kokë më kokë”.

Erjola vazhdoi duke treguar historinë e një çifti në “BBV1” duke nënkuptuar Donald Veshaj me Beatrix Ramosaj në sezonin e parë të BBV1”, ku aktori preku finalen e këtij spektakli.

 

Pjesë nga biseda:

Graciano: Në situatat që unë sot pashë, shumë më shumë ja uroj finalen ata të dy sesa këta të dy

Roza: Për kë e ke fjalën?

Graciano: Nëse duhet dashuria, romanca, ulje dhe ngritje. Duhet gjëja e vërtetë dhe e vërteta sot doli që çiftet e vërteta janë Meritoni dhe Ilnisa

Roza: Jo

Graciano: Ë së nuk të pëlqen ty, e vërteta kjo është

Roza: Jo por ska drama

Graciano: Po pse moj? Është gjykuar nga të gjithë shtëpia ai çift. Të gjithë dëshirojnë që atë çift ta shikojnë në nominim “kokë më kokë”

Erjola:  A ka pasur romanca reale në edicionet e kaluara?

Graciano: Po ka pasur 2

Erjola: Ka pasur më shumë se dy. Në dicionin e parë a ka pasur një çift që ka shokuar publikun dhe nuk ka qenë reale? Kanë shkruar në finale

Graciano: Është tjetër se nuk dua të hy në analizë ta mbyll gojën. Zemër unë shikoj një çift që dalin aty, shikojnë aty dhe nuk njohin njëri-tjetrin.

© Panoramaplus.al