18 Shkurt, 2022

Dashuri, tradhti dhe ndarje të bujshme/ Kush janë artistët e njohur shqiptarë që rrëfyen historitë e tyre përmes muzikës


Shumica e këngëve të artistëve Shqiptarë pëlqehen shumë nga publiku, sidomos kur bëhet fjalë për këngë të dedikuara dashurive të vjetra apo ndarjeve.

Madje shpesh herë ndodh që në ato tekste të ndiera dëgjuesit gjejnë veten e tyre.

Disa prej artistëve të cilët i kanë dedikuar baladat e tyre ish- parnerëve për ‘një dashuri të pamundur’ apo të ‘një plage të lënë në zemer’, janë kthyer në më të komentuarit dhe më të pëlqyerit nga publiku dhe këngët janë bërë hite muzikore.

Ja cilët janë disa prej këngëtarëve dhe reperëve shqiptarë të cilët kanë bërë bujë të madhe me këngët dedikuar ish-ave:

 

Mozzik

Reperi i njohur nga Kosova, Mozzik, së fundmi ka publikuar albumin e tij  më të ri me titull “Lamboziki”, ku duket se njëra nga këngët në veçanti është dedikim për ish-parteneren e tij, Loredana Zefin dhe historinë e tyre. Bëhet fjalë për këngën me titull “A po rrin”.

Në vargjet që i ngjajnë më shumë një poezie, Mozzik flet se si u njoh me të dhe se si iu duk njeriu më i mirë që i fali parajsën.

Pjesë nga teksti:

“Në këtë fushë me million lule e ku më e bukur mu duke ti. Miliona pamje, miliona shije më shijove veç ti!

I pashë yjet permbi yje, e pashë diellin, hanën, por dritën që e bëre ti yay baby, qaty rashë.

Prej që të pash mu duke tip i mbrapsht!

Njerëzit ma bojshin ruju mos u ngul, unë veç isha rras!

Në ty e lëshova veten, besimin, durimin, dashninë e komplet jetën!

Megjithatë, përtej dashurisë ai thotë se janë të dy shumë kokëfortë dhe për këtë arsye nuk mund të jenë bashkë. Po ashtu ai tregon se e ka vuajtur shumë ndarjen.

Pjesë nga teksti:

“E urrej fjalën “Lamtumirë”, prej teje s’deshta kurrë me e ni por e njita!

Sa keq u njita. S’e di a rrëshqite, a rrëshqita! Ti kryt i koqite, un hala më shumë i koqita

E kur dy persona nuk lëshojnë rrugë, bëhet e zezë dita!

Dyt’ inatçarë, fatin n’dorë…me lujt me to sikur kurrgjo s’ka ndodh

M’ka forcu qikjo, veç edhe m’ka lodh

Jam msu me u sprovu, veç kjo sprovë, thashë me vete: “Mo s’mundna! Zotromna mendjen, shpirtin, se veç ti e njeh mas mirti Mozzikin!”

Por, reperi e la sërish të hapur një mundësi për rikthim pasi thotë se kanë vajzën në mes.

“Ti e din qysh nina kur njerëzit më ikin. Thashë: “Kjo s’është realitet. Është emocion që është tu m’rrjet!”

Nuk e disha a jam çut n’andërr, a jam tu flejt?!

A është fake?!

Nëse është fake, e kam lyp se filum tu i hyp njëri-tjetrit n’kry. Veç me negativitet, i morëm gjërat shpejt, e shpejt e shpejt.

E krytëm, veç kur e pashë që më s’jemi. Po thashë: “Shpejt vjen koha do t’kthehmi, se një ëngjëll në mes e kemi!”

Por kjo nuk është hera e parë që reperi i dedikon këngë ish-partneres.

Ai publikoi kohë më parë një bashkëpunim me Tayna-n ku teksti flet për një ndarje mes një çifti për shkak se vajza është lakmitare dhe mendon vetëm për para.

“Lakmitare, ke menu qe dashnia o veq pare,”– thotë reperi në këngën e tij.

Ndërsa më pas drejtohet duke thënë: “Sëmundje e pashërusheshme. Per mu u bone e pa durushme. Ta Kisha dhez njo t’fort hundve, Ama na sjemi t’ktyne punve.”

Pak ditë para publikimit, Mozzik e quajti Loredanën një gënjeshtare dhe se përdorte vajzën e tyre Hanën për viktimizim, pas intervistës së saj ku foli për ndarjen e tyre.

Ndër të tjera Mozzik këndon: “T’urrej se t’kom dasht. Ma zi Se kafsh. Po futja ndasht. Se ndashni rash e gjithqka pash. Kur filloj xhepi me mu trash, emocionet em kan ik, i kom lon n’plazh.”

Dhe fansat ishin të bindur se kjo këngë i kushtohet reperes.

Donald Veshaj në bashkëpunim me Elgit Dodën

Historia e dashurisë mes Donald Veshajt me Bora Zemanit, ishte një ndër më të përfolurat për publikun shqiptar.

Dedikimi i këngës apo puthja e tyre e parë në ekran e cila ndodhi në shtëpinë e “Big Brother VIP” u konsiderua si momenti më i bukur që është shfaqur në ekranet shqiptyare viteve të fundit, të ngjashëm me ato të filmave.

Pas atij takimi të gjithë i thanë “Mirëmëngjes vetëm Borës dhe Donaldit” që u kthyen menjëherë ne “couple goals” dhe ishin kudo në rrjetet sociale.

Këngëtari i njohur Elgit Doda dhe aktori i humorit sollën bashkëpunimin e tyre muzikor në muajin nëntor ku ky i fundit gjatë qëndrimit në në shtëpinë e “BBVIP” i dha sinjalin kantautorit se ishte momenti që të lançonte këngën.

“Toxic Love” ishte kënga e titulluar ku protagonist i klipit është vetë Donaldi me një tjetër vajzë.

Gjatë rrëfimit të tij, ai tregoi se si përfundimi i marrëdhënies së tyre ka ardhur me shumë debate. Për gjithë situatën e përjetuar ai u shpreh se shkroi këtë këngë të cilën ia dedikoi historisë të dashurisë me moderstoren.

Ah si qenka dashnia? Po më mbyt mua vetmia. Për ty është kjo lutja që të jesh në krahët e mia”, thotë Elgit Doda në një pjesë të këngës teksti i të cilës është shkruar nga ish-parteneri i Bora Zemanit.

Donaldi ka treguar se ajo ka qenë femra që ka dashur më shumë në jetë dhe se e ndarja ka ardhur si pasojë e karaktereve të njëjtë mes tyre.

Beatrix Ramosaj

Kur të gjithë prisnim që Donald Veshaj të rikthehej me Bora Zemanin, pas mbarimit të ‘BBVIP’, papritur çdo gjë mori kthesën, kur aktori i humorit nisi një romancë më këngëtaren, Beatrix Ramosaj gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ndërsa ky veprim i papritur nga ana e tij nuk u prit aspak mirë nga publiku jashtë.

Lidhja e tyre u komentua, kritikua dhe u gjykua pafund ku i gjithë publiku mendoi se romanca e tyre nuk do zgjasë për shumë gjatë. Beatrix pas daljes nga shtëopia i ka dedikuar një këngë të dashurit të saj me titullin“Faj”, ku ia dedikon romancës së saj që lindi brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” me aktorin:

Teksi i plotë:

“Ti je (x2)

Më kan bo me faj, të kan bo me faj

Na kan bo me faj, oh…

Me t’gjithe botën pas, ne të dy në majë thua na kuptojnë?

Shohin çdo lëvizje, humbim nëpër shtigje.

Se kjo ndjenja jonë as mua as ty jo s’po na pyet.

Lëre! lëri se ça thonë (më the)

Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton.

Tjerët! lëri t’xhelozojnë.

Oh se kanë, se kanë idenë se çfarë ne përjetojmë. ah-ah-ah

Jo nuk e kthej, jo nuk e kthej, jo, jo nuk e kthej, jo.

Se kështu e ndjejmë! oh…

Gjykimet e tjerëve ‘skanë vlerë, jo.

Të thonë ç’të duan. ohh-ohh-ohh.

Luajmë me zjarre ohh-ohh-ohh.

Veç ngrohtë na mban.

Lëre! lëri se ça thonë!

Momente, sy ne sy pa fjalë po më kupton.

Tjerët! lëri t’xhelozojnë.

Oh se kanë, se kanë idenë se çfarë ne përjetojmë.

Edhe pak ditë jan ‘tu na ‘nda, na shumë shpejt kemi me u pa”.

Kështu thotë Beatrix Ramosaj, ndërsa sugjeron që të gjithë të dëgjojnë anën e saj të historisë. “Nga zemra ime, për të gjithë ju. Sidomos ty…”, shkroi Trixa në një postim në “Instastory”. Për këtë duket se u referohet të gjithë atyre që e kanë komentuar romancën e saj me Donaldin.

Semi Jaupaj

Këngëtarja Semi Jaupaj publikoi disa ditë më parë këngën e saj të re me titull “Mos u kthe” ku komentuesit u shprehën se ky projekt muzikor i është dedikuar Bora Zemanit dhe Donald Veshajt.

Kujtojmë se këngëtarja është shoqja e ngushtë e Bora Zemanit, ish të dashurës së aktorit të humorit. Nëpër komente fansat shkruajnë se këto fjalë janë thumba drejt Donald Veshajt, i cili nisi një romancë me Beatrix Ramosajn brenda BBV.

Teksti:

“Qiti krejt n’tavolinë

Krejt sekretet që m’i din

Kurrgjo mrena mos le ti

Emrin tim thuje sot

Gjuje edhe shkele n’tokë

S’mpaske dasht mas shumti n’botë

A e di si është me u zgju

E mos me u gzu

Që je gjallë

Refreni:

E mos u kthe

Nisu edhe shko te zemra tjetër që të pret

Mos u kthe te unë se shumë më mirë pa ty jam vet

Mos u kthe, mos u kthe

Se jam tu provu me i harru krejt kujtimet që m’i le”

Një pjesë ku të gjithë publikut i ka tërhequr vëmendjen është kur këngëtarja thotë ‘para syve të botës rashë, më poshtë nuk e di a ka’, duke iu referuar kështu ‘tradhëtisë’ që aktori i humorit bëri publikisht ndaj Borës.

“Para syve t’botës rashë

Më poshtë nuk e di a ka

Si s’të erdhi pak gjynah

Gojën mbyllur do e mbaj

Emrin tënd s’do ta përmend

S’do godas aty ku dhemb

Robert Berisha

Robert Berisha dhe Nora Istrefi kanë qenë shpesh në vëmendje të mediave për shkak të ndarjes së tyre. Ka qenë Roberti që njoftoi publikisht ndarjen nga bashkëshortja e tij Nora Istrefi. Megjithëse të ndarë, dyshja kanë ruajtur një raport miqësor, kjo edhe për hir të vajzës së tyre Renee.

Roberti publikoi dy vite më parë një këngë të tutulluar “T’kam dasht”, e cila ishte një  për Norën.

“Sa t’kam dasht, të lutem kthehu prap”, thotë Roberti në këngë.

Nga ana tjetër këngëtarja publikoi në Instastory këngën e tij.

 Nora Istrefi

Nora Istrefi në bashkëpunim me Gjikon sollën në vitin 2019 një baladë, që referuar tekstit duket një dedikim i pastër dashurie për Robert Berishën, ish-partnerin e saj.

Teksti është i shkruar nga motra e saj Era Istrefi, në bashkëpunim me Gjikon.

Teksti:

O Ana dashnin tem ti mos e merr, e di që mundesh po s’osht ferr…

Ajo është e bukur, ajo është e mirë

Trupi i saj nuk ka koment, buzët e saj si karamel…

O Ana aashnin tem ti mos e merr e di qe mundesh po so ferr..

Se ai është krejt ça un kam, është jeta ime…”, janë ndër të tjera vargjet e këngës.

Shpat Kasapi

Këngëtari i njohur, Shpat Kasapi, publikoi pas ndarjes së bujshme me Afërdita Dreshajn, këngën e titulluar “S’mundesh ti pa mu” në bashkëpunim me producentin dhe këngëtarin po ashtu të njohur, Nertil Morina – Nurteel.

“Krejt t’kom thon, që ki me i pagu, sille kah ta sillsh, s’mundesh ti pa mu (sic.)”, është një pjesë e tekstit që e këndon Shpati e që i referohet pikërisht ish-të fejuarës së tij.

Por, Shpat Kasapi e ka hedhur pas krahëve të shkuarën me modelen, Afërdita Dreshaj, madje pas lidhjes me partneren e tij të re, me të cilën sot ka një fëmijë, ai realizoi një këngë dedikuar kësaj të fundit.

Këngëtari është shumë i dashuruar me Selvijen, e cila është pronare e një salloni bukurie VIP në Maqedoni, dhe këtë e tregoi me këngën dedikuar saj.

Shpat Kasapi publikoi në Instagram një foto teksa luante në piano dhe shkroi: ‘Një këngë për ty dashuri!’, ku bëri tag emrin e Selvijes.

Ndërkohë, nuk mungoi reagimi i saj, e cila i shprehu dashurinë këngëtarit me fjalët më të ëmbla.

 

 

 

© Panoramaplus.al