8 Shkurt, 2022

Dashuri, seks dhe sherre brenda në shtëpi/ Nga Noçja me Olsin tek djali që i kërkohej të “nxirrte luanin”! Kush janë çiftet e krijuara në Big Brother


Gazeta Shqiptare/ Ndoshta ju nuk i kujtoni të gjithë fituesit e Big Brother, apo ngjarjet, sherret, dinamikat e shtëpisë. Por jemi të sigurt që ju kujtoni çiftet e krijuara në këto shtëpi. Puthjet, pëlqimet, përqafimet, deklaratat e dashurisë, kanë qenë kryefjala e disa edicioneve të Big Brother ndër vite, ashtu si edhe këtë vit që ky format po zhvillohet me personazhe të famshme.

BIG BROTHER

Në 9 edicione, Big Brother ka pasur çdo vit të paktën një çift, që ka ‘mbajtur peshë’ publikun me zhvillimin e historisë në sytë e telekamerave. Por sot, ndonëse historitë kanë qenë të shumta, vetëm një çift ia ka dal që të qëndrojnë bashkë. Madje Neda dhe Ogreni sot janë prindër të dy fëmijëvë. Por le të kujtojmë edhe njëherë bashkë se kush ishin këta çifte dhe si nisi e përfundoi lidhja e tyre.

Olsi dhe Noçja

Olsi dhe Noçja do të mbahen mend si dyshja e parë në Big Brother. Ai kishte lënë jashtë të dashurën e tij, me të cilën i dha fund lidhjes kur njohu Najadën. Ish-partnerja e tij erdhi në shtëpinë e Big Brother për t’i thënë se do të ndahej nga ai pas flirtit me Noçen. Lidhja më pas u jetua brenda shtëpisë, por për disa kohë edhe jashtë shtëpisë. Pavarësisht së çifti pati disa ulje-ngritje në historinë e tyre të dashurisë, lidhja e tyre përfundoi disa kohë më vonë. Sot Najada ka vijuar jetën e saj, ku dhe është bërë me fëmijë. Ndërkohë Olsi prej vitesh i mungon mediave…

VIJON…SHKRIMIN E PLOTE E LEXONI NE GAZETASHQIPTARE.al (KLIKO KETU)

© Panoramaplus.al