29 Gusht, 2021

Dashuri dhe net vere plot romancë, zbulohet lidhja e re e Arbër Cepanit me Arnita Beqirajn


Fituesi i “Big Brother 1” Arbër Cepani, dhe fituesja e Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj, përveç fitoreve në jetë, po i lidh edhe dashuria.

Ata tashmë janë deklaruar si partnerë te miqtë e tyre dhe ky është një fakt që nuk mund të fshihet, pasi ata gjithmonë bashkë në club-in veror që Arbri ka në Dhërmi.

arnita beqiraj arber cepani

Ishte mikesha e tyre, Jonida Shehu, që në një foto të saj me bashkëshortin vendosi theksin te çifti i ri i showbizit.

arber cepani (1)

Arbri tashmë i është dedikuar biznesit pasi e pamë mëngjeseve si moderator të programit “Mirëmëngjes Shqipëri!” në RTSH, ndërsa Arnita, pas pjesëmarrjes në “Dance with me”, punon në paskuinta për programet e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut.

arnita beqiraj (5)

Kanë kaluar mbi 10 vite nga fitorja e Arbrit në reality show, dhe që atëherë ka qenë pjesë e televizionit, kauzave sociale, ndërkohë që arritit të ngrejë rrjetin e tij të biznesit.

arber cepani (12)

Pyetjes se të shkëmbesh biseda televizive në mëngjes, ku ndryshon nga bisedat në orët e vona në lokal, ai i përgjigjet: “Në orët e vona të natës, nën avujt e rakisë dhe likereve të ndryshme, sigurisht që bisedat janë shumë më politikisht jokorrekte, sesa bisedat me të ftuarit e mëngjesit në emision. Darka ka mistiken dhe qetësinë e saj. Shumë ndryshe nga vitaliteti dhe energjia e mëngjesit. Dashuria ime është të realizoj gjëra me dashuri, qofshin këto pjesë e botës televizive ose jo. Për të ardhmen, shpresoj që të lë diçka mbrapa më të mirë se ajo çfarë kam lënë në të shkuarën.”

arber cepani (11)

Sa i takon jetës private, sekreti i marrëdhënies jetëgjatë për Cepanin? “Sigurisht, një lidhje, për të qenë e shëndetshme duhet që, ashtu sikurse një lule, të ujitet çdo ditë me dashuri dhe përkushtim. Se sa e bën gjithsecili prej nesh këtë gjë në mënyrë konstante, mbetet për t’u parë, por e mira është që zjarri të mbahet ndezur me ashkla të përditshme”.

arber cepani (10)

Pasi vendosi të largohej nga emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjes Shqipëri”, nëse mund ta konsiderojmë këtë një heqje dore në mënyrë graduale nga ekrani, ai tha: “Nuk e shoh si një heqje dorë nga televizioni, më shumë sesa heqje dore thjesht nga përditsh mëria. Duhet të bashkoj pasionin për televizionin me pasionin për sipërmarrjen. Një format që i lidh të dyja është jo vetëm ndryshe nga çfarë ofron momentalisht tregu televiziv, por edhe shumë i nevojshëm.”

arber cepani (4)

Duke qenë se i hyri televizionit pas eksperiencës si lojtar e fitues i “Big Brother”, nëse është ekrani magneti që s’të lë t’i largohesh, ai thotë: “Ekrani është një privilegj i jashtëzakonshëm, që të jep mundësinë të jesh në kontakt të drejtpërdrejtë me njerëzit. Lum kush e kupton dhe e përdor për qëllime fisnike”.

arber cepani (5)

Në një nga intervistat e fundit për “Panorama Plus”, në lidhje me jetën private ai u shpreh: “Ritmi i jetës që kam, e bën shumë të vështirë për dikë, që jo vetëm të më mirëkuptojë, por edhe të jetë turbina e dytë e ndezur në maksimumin e energjisë për të qenë vlera e shtuar në rrugëtimin që do bëjmë bashkë. Sa për dashurinë, jam i dashuruar që nga lindja me gjërat e bukura dhe të thjeshta të jetës. Kjo shpesh më mjafton.”

arber cepani (6)

Sa u përket shijeve për vajzat, si duhet të jetë ajo? “E butë në sjellje. Ambicioze. Dhe shumë kërkuese ndaj vetes!”, tha ai.

arber cepani (7)

Po le të ndalojmë dhe tek Arnita dhe cilësitë e mashkullit që bëjnë atë për vete. Edhe për Arnitën ka kaluar në shumë se një dekadë nga shpallja si “Miss Albania”, dhe që nga ajo kohë shumë shumë gjëra kanë ndodhur.

arnita beqiraj (8)

Pyetjes se në “Miss Albania” ti u shpalle dhe “Miss Inteligjenca”, kur bën bilancin e jetës tënde, deri tani çfarë mendon se ke bërë me zgjuarsi, ajo thotë për “Panorama Plus” se çdo njeri bën bilancin e tij, dhe unë uroj që i imi të jetë pozitiv dhe të vazhdoj të jem ‘UNË’ deri në fund.

arnita beqiraj (4)

Ndodh shpesh të humbasësh veten rrugës dhe pak rëndësi ka se sa e madhe është shuma në llogarinë tënde bankare, pasi në këto kushte ke dështuar.  “Lumturia është dashuri, asgjë tjetër”.

arnita beqiraj (3)

Të ndodh që ta gdhish natën dhe në ç’rast? “Më ndodh dhe alternativat janë dy: ose në punë, ose me shoqërinë, duke biseduar gjatë dhe në moment të fundit na shkrep ndonjë ide për t’u nisur diku”, thotë ajo.

arnita beqiraj (2)

Në lidhje me lumturinë, ajo thotë: “Më kujtohet tani një shprehje e Hermann Hesse, i cili thoshte ‘Lumturia është dashuri, asgjë tjetër’. Kështu që edhe unë aty e gjej lumturinë time, te dashuria që familja, shoqëria, puna më falin dhe unë përpiqem ta reflektoj. Ndërsa sa për inteligjencën, ajo është të fitosh para dhe t’i shohësh ato si të tilla gjithë jetën, pra një mjet që shërben për të përfituar një produkt apo shërbim, por të mos kthehen në të vetmin qëllim për të cilin justifikohet mjeti.”

117175367_1427703794097303_7522429070430794407_n

Pyetjes nëse meshkujt preferojnë për partnere femra të zgjuara apo të zakonshme, ajo thotë: Nuk do të doja të bëja përgjithësime se çfarë pëlqejnë meshkujt apo femrat, kur vjen puna te dashuria, jemi të gjithë njësoj. Mund të bëjmë një listë të gjatë teorike me gjërat që duam dhe vlerësojmë te dikush e në fund vjen praktika, që na i hedh të gjitha poshtë (qesh).

arnita beqiraj (7)

Femrat e bukura preferojnë meshkuj të fuqishëm apo të butë. Po ti? “Preferoj meshkuj të fuqishëm mendërisht”, thotë Arnita.

Nëse martesa për të është destinacion apo një provë jete, ajo përgjigjet: “Për mua, destinacioni është një i vetëm për të gjithë, rrugëtimi është ai që ka rëndësi. Martesa është pjesë e rëndësishme e këtij rrugëtimi”.

arnita beqiraj (6)

Nuk dihet se ku janë njohur Arbri dhe Arnita, ndërkohë që sa i përket të shkuarës, Arbri la pas një lidhje të gjatë. Ish-fituesi i Big Brother 1, Arbër Cepani, zbuloi pak kohë më parë se e dashura e tij nuk është një person publik, edhe pse nuk dha asnjë emër.

arnita beqiraj (1)

Në një intervistë për emisionin “Mos i fol Shoferit” në “RTV Ora”, ai ka treguar se tashmë është në një lidhje me një vajzë nga bota e biznesit.

Vajza, e cila është sipërmarrëse në fushën e turizmit, quhet Evi Gjikuria.

arnita beqiraj (9)

Pak kohë më pas, agjenti i emisionit “Thumb on”, zbuloi se çifti kanë bashkëpunuar shpesh së bashku në biznes si ortakë. Po të kërkoje në atë kohë, në profilin e Evit në “Instagram” do të shihje mjaft foto të çiftit dhe komente ngacmuese të tyre, por që tani janë fshirë.

arnita beqiraj (10)

“Sa me fat ky musteqja thuaj”, i shkruante Arbri ndërsa Evi i përgjigjej: “E thua vetë ti”. Nga fotot shihej se Arbri dhe Evi shkonin shumë me njëri-tjetrin dhe dukeshin mjaft të dashuruar.

arnita beqiraj (11)

Nuk dihet arsyeja pse janë ndarë. Ndërsa Arnita u përfol për një flirt me Flori Mumajesin, por që s’u konfirmua nga asnjëri prej palëve.

arber cepani (2)

Përqafimet me të, vetë Flori i ka pas publikuar në rrjetet sociale, ku shihej teksa vajzës i merrte erë në qafë dhe i rrethonte belin me duar. Me sa duket gjithçka mbeti me aq, sepse nuk pati ndonjë zhvillim.

/Panoramaplus.al

arber cepani (9)arber cepani (13)arber cepani (3)arber cepani (12)

© Panoramaplus.al