6 Mars, 2022

“Dashuri, debate, rikthim…” Bora Zemani publikon foto, ndjekësit ‘e nxjerrin zbuluar’,a po mendon moderatorja një mundësi rikthimi me Donaldin?


Në një postim të publikuar ditën e djeshme në të Instagram, Bora Zemani shfaqet më e kuruar se kurrë dhe gati për të startuar puntatën e radhës të “Përputhen Prime’.

“Dashuri, debate, deklarim, largim, rikthim…”gjithcka ka ky Prime!-ka shkruar moderatorja duke bërë që rrjeti të shpërthejë në komente.

Disa prej ndjekësve e pyesin se kur do të shohin një mundësi rikthimi me Donaldin, ndërsa pjesa tjetër e komplimentojnë për pamjen.

Kjo nuk është hera e parë që ata reagojnë në postimet e moderatores, pasi në çdo foto që ajo poston ata i  shprehin dëshirën që ajo të jetë sërish në krahët e Donaldit.

Bora ka zgjedhur që këtyre komentve të mos ju kthejë përgjigje, por as nuk i ka fshirë ato.

Ky fakt e le disi të dyshimtë situatën dhe nuk dihet nëse moderatorja e mendon në të vërtetë një mundësi të dytë rikthimi me aktorin.

Ju rikujtojmë se pas daljes nga shtëpia e ‘BBV”, Donald Veshaj dhe Beatrix Ramosaj i dhanë fund lidhjes së tyre.

Të dy ata kanë fshirë çdo fotografi në rrjete sociale brenda shtëpisë së ‘BBV”, dhe kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.

Sakaq, Donaldi e ka rikthyer sërish në profilin e tij videon teksa i dhuron një puthje Bora Zemanit në takimin që dyshja zhvilluan brenda “BBV”.

 

 

© Panoramaplus.al